e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Raportimi i gjyqtarit Atkinson qe mund ta demtoj Shqiperine

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Raportimi i gjyqtarit Atkinson qe mund ta demtoj Shqiperine

Gjyqtari anglez, Martin Atkinson, ka shkruar në raportin për incidentet në ndeshjen Serbi-Shqipëri, se kuqezinjtë refuzuan të futeshin në fushën e lojës. Lajmin e ka konfirmuar vetë presidenti i FSHF-së, Armand Duka, gjatë një lidhje telefonike për televizionin “A1 Report”.

Sipas kreut të federatës, vetëm oficeri i sigurisë dhe delegati i UEFA-s kanë pasqyruar me saktësi atë që ndodhi në raportin e tyre, por që gjithsesi nuk kanë shkruar për koret raciste, transmeton Telegrafi.

“Ghjyqtari ka bërë një raport jo të drejtë, teksa ka shkruar se Shqipëria refuzoi të futej në fushë. Gjithsesi, dokumenti jonë përmban në mënyrë kronologjike ngjarjet dhe të mbështetura me fakte. Për shembull deklaratat e futbollistëve të dëmtuar i kemi të shoqëruar me raportet mjekësore. Kemi argumentuar se ne nuk kemi refuzuar të luajmë, por s’kemi pasur mundësi”, deklaroi presidenti Duka. Kujtojmë se ndeshja në mes të Serbisë dhe Shqipërisë është ndërprerë më 14 tetor, para përfundimit të pjesës së parë, kur tifozët serbë u futën në fushë dhe sulmuan futbollistët shqiptarë.