e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

UEFA, lajm te mire per tifozet shqiptare qe do te shkojne ne France

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
UEFA, lajm te mire per tifozet shqiptare qe do te shkojne ne France

UEFA ka hapur zyrtarisht aplikimet edhe “publikun e përgjithshëm” që do të pajiset me bileta për Europianin “Euro 2016”. Një lajm i mirë ky për ata shqiptarë të cilët nuk kanë një pasaportë shqiptare ose kosovare, që ishin dy dokumentat e vetme të pranueshme për aplikimin si tifoz i Shqipërisë.

Deri më 1 shkurt në faqen zyrtare të UEFA-s mund të aplikoni për cilindo ndeshje, pavarësisht shtetësisë. UEFA ka nxjerrë në shitje 1 milion bileta për këtë fazë aplikimi, që përbëjnë edhe 42% të totalit të përgjithshëm të biletave për këtë kompeticion.

Ndërkohë, është mbyllur faza e parë e aplikimit, ajo për ndeshjet e përfaqësuesve specifike, ku u vunë në dispozicion të tifozëve rreth 800 mijë bileta.

UEFA deklaroi se për 800 mijë bileta nga tifozët e 24 përfaqësuesve që do të marrin pjesë në Euro 2016, kanë aplikuar rreth 3.5 milionë vetë nga 189 vende të ndryshme.