Milot Rashica, ne formacionin e javes ne Eredivisie
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
2016-ta ka nisur mbarë për Milot Rashicën, i cili në në javën e 18 të Eredivizje realizoi golin e parë në fitoren 0-2 të Viteshes në fushën e Cammburit.
19-vjecari jo vetëm që është titull fiks i formacionit të trajnerit Rob Maas, por po rezulton një nga futbollistët më efikasë të skuadrës.
Portali holandez voetbalprimeur.nl e ka përshirë sulmuesin e përfaqësueses së 21-vjecarëve të Shqipërisë në formacionin e javës, duke i rezervuar edhe një paragraf ku shkruhet se Rashica edhe gjatë fundjavës së kaluar ishte shumë i saktë dhe arriti të realizonte golin e tij të shtatë në këtë sezon të Eredivisie.
E vetmja pikë ku duhet të përmirësohet lojtari është faza mbrojtëse.
Progresi i Rashicës në sezonin aktual ka qenë i jashtëzakonshëm, aq sa talenti shqiptar konsiderohet një nga zbulimet e kampionatit holandez.
Mesfushori i krahut të djathtë pritet të marrë ftesë nga Gianni De Biasi në kuadër të miqësoreve që do të zhvillohen para finaleve të Europianet, por grumbullimi i tij mundshëm në kombëtare për “Francë 2016” do të varet nga ecuria që do të ketë gjatë pjesës ë dytë të sezonit.