UEFA kercenon Apoelin per thirrjet antishqiptare
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ndeshja e sotme, ndërmjet Apoel Nikozias dhe Skënderbeut, e vlefshme për turin e dytë eliminator të Champions League, rrezikon të shndërrohet në një arenë thirrjesh nacionaliste. Me fitoren 2-0 në përballjen e parë, qipriotët thuajse e kanë hipotekuar kualifikimin në turin e tretë. Tashmë, rreziku më i madh është që në këtë takim futbolli të kalojë në plan të dytë dhe ai të zëvendësohet nga thirrjet, parullat apo simbolet raciste dhe politike.
Nëse kjo ndodh, klubi i Apoelit rrezikon seriozisht skualifikimin e fushës për ndeshjet e aktivitetit më prestigjioz për klube. Paralajmërimi ka ardhur nga UEFA, e cila nuk do të tolerojë asnjë episod racist apo thirrje etnike. Përballja në “GSP Stadium”, e cila do të nisë në orën 19.00, pritet të rezervojë thirrje antishqiptare: një mënyrë për t’iu kundërpërgjigjur parullave të shpalosura në Korçë, ku pas provokimeve të tifozëve kundërshtarë, mbështetësit e Skënderbeut nxorën shkrimin “Cyprus is Turkey” (Qiproja është Turqi). Situata mund të bëhet edhe më e tensionuar, pasi ndeshja e kthimit e Apoelit me Skënderbeun luhet në ditën e përvjetorit të pushtimit turk. Për këtë, atmosfera në ishullin e Afërditës gjatë kësaj periudhe ka qenë mjaft e tensionuar.
“Ndeshja më Skënderbeun koincidon me pushtimin turk. Klubi i mirëkupton dhe respekton emocionet e të gjithë tifozëve, megjithatë kjo nuk duhet t’i shkaktojë probleme skuadrës”, - thuhej në një deklaratë zyrtare të Apoelit. “U kërkojmë tifozëve tanë të jenë mjaft të kujdesshëm gjatë ndeshjes, të mbështesin skuadrën dhe të evitojnë thirrjet raciste, parullat dhe simbolet politike. UEFA na ka bërë një paralajmërim mjaft të qartë dhe të gjitha këto veprime do të shoqëroheshin me skualifikimin e fushës”. Skënderbeu do të jetë i “braktisur” në këtë ndeshje, edhe sepse skuadra nuk është ndjekur nga asnjë tifoz, ndërsa në stadium do të jenë të pranishëm vetëm drejtuesit e klubit.