e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

'Cana? Force, karakter e personalitet'

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
'Cana? Force, karakter e personalitet'
Lorik Cana vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes në skuadrën e tij të re. Pasi kishte marrë komplimentet e mikut të tij dhe njëkohësisht drejtorit sportiv të Lacios, Igli Tare, të trajnerit të bardhekaltërve Edi Reja dhe të shumë shokëve të skuadrës, duke filluar që nga kapiteni Roki, tani për mesfushorin shqiptar shprehet edhe presidenti i lacialëve, Klaudio Lotito. Numri një i klubit roman e ka bërë një gjë të tillë gjatë një deklarate të bërë në lidhje me të gjitha blerjet e Lacios gjatë kësaj merkatoje vere. I pyetur nga gazetarët në lidhje me Canën, Lotito është përgjigjur: Ka luajtur në shumë kampionate të rëndësishme, kohët e fundit ka qenë edhe kapiten i Kombëtares së Shqipërisë. Do t’i japë Lacios më shumë forcë fizike, më shumë karakter dhe më shumë personalitet. Mund t’ju them se do ta kishim marrë pavarësisht destinacionit të portierit Muslera. Do t’u krijojë probleme kundërshtarëve. Ka dashur shumë që të vinte te Lacio. Kur njoha babanë e tij, Agimin, kuptova se kujt i ngjante Loriku...”.