e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Shpresoj ne nje sezon te madh ne Serine A

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Shpresoj ne nje sezon te madh ne Serine A
Novara ka nisur zyrtarisht aventurën në Serinë A. Të dielën në mbrëmje, mes festës dhe entuziazmit të tifozëve, klubi ka prezantuar skuadrën e sezonit 2011-2012. Portieri shqiptar, Samir Ujkani, ka qenë mes protagonistëve në skenë, ku përveçse ka pozuar me fanellën e edicionit të ardhshëm, ka folur edhe për rikthimin në futbollin elitar italian. Në fakt, më 26 prill 2009, portieri i kombëtares shqiptare kishte debutuar në Serinë A me Palermon, në sfidën kundër Milanit në “San Siro”, si zëvendësues i të dëmtuarit Marko Amelia. Tashmë, pas afro dy viteve, 23-vjeçari do të luajë si titullar i Novarës, kundër disa prej skuadrave më të mëdha në kontinent. Ujkani deklaroi: “Seria A do të jetë e vështirë. Ky është një kampionat i mbushur me yje. Por tashmë që ndodhemi këtu, duhet të paraqesim futbollin e sezonit të kaluar, ku arritëm të ngjiteshim në elitë. Shpresojmë të jemi protagonistë të një sezoni të madh”. “Gardiani” kuqezi ka vendosur që përfundimisht të luajmë me piemontezët në Serinë A, një fakt i cili konfirmohet edhe nga tërheqja e Sampdorias. Drejtori sportiv i klubit që interesohej për numrin 1, Sensibile tha: “Ujkani është një lojtar i shkëlqyer, por nuk ka pasur asnjëherë negociata konkrete. Tashmë, ai duhet të mendojë për Serinë A”.