Skenderbeu, nis misioni i pamundur, Apoel: Mos e nenvleresoni ndeshjen
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Pasi ishte grumbulluar në Durrës të dielën, Skënderbeu ka nisur dje edhe aventurën qipriote në kërkim të përmbushjes, të asaj që nga të gjithë quhet tashmë si një mision i pamundur. Futbollistët e skuadrës korçare, bashkë me delegacionin që i shoqëron, kanë udhëtuar dje drejt ishullit të Afërditës, ku më 20 korrik do të luajnë kundër vendasve të Apoel Nikosias.
Ky takim do të zhvillohet në Larnaka, rreth 30 kilometra larg kryeqytetit qipriot. Udhëtimi i hershëm për këtë transfertë mësohet se është bërë me qëllimin për t’u përshtatur me temperaturat e larta, që prekin vendin gjatë periudhës së verës. Menjëherë pas akomodimit në hotel, “ujqërit e dëborës” kanë zbritur në fushat e futbollit për të zhvilluar një seancë stërvitore pasdite.
Ndërkohë një tjetër seancë stërvitore skuadra e Skënderbeut do ta bëjë sot në stadiumin “GPS Stadium”, ku do të luhet ndeshja më 20 korrik (nesër) në orën 19.00. Në këtë impenjim në Qipro skuadra nuk është shoqëruar nga asnjë tifoz korçar. Më lart e quajtëm mision të pamundur aventurën e Skënderbeut në ishullin e Afërditës, për vetë faktin se kjo ndeshje kthimi do të jetë e kushtëzuar nga rezultati i sfidës së parë të luajtur në Korçë, ku qipriotët morën një fitore 2-0.
Shpresat e kampionëve të Shqipërisë për një kualifikim të mundshëm thuajse nuk ekzistojnë fare, gjithsesi, sipas trajnerit Shpëtim Duro, në takimin e nesërm do të synohet një paraqitje e mirë e ekipit. Ndërkohë që në krahun tjetër, vendasit e Apoelit e dinë mirë se janë favoritë absolutë për të kaluar në turin tjetër të kualifikueseve të Europa League, por drejtuesit paralajmërojnë ekipin që të jetë i kujdesshëm dhe të shmangë çdo surprizë të pakëndshme. Zëvendëspresidenti Andy Polydorou ka nxituar të paralajmërojë skuadrën e tij: “Rezultati i ndeshjes së parë na jep një avantazh të lehtë.
Por ne duhet të jemi me këmbë në tokë, që të shmangim çdo surprizë të pakëndshme”, tha ai. “20 korriku (37-vjetori i operacionit të paqes në Qipro, që solli në ishull paqe dhe liri për turqit qipriotë) është një ditë e vështirë për Qipron. Unë shpresoj se tifozët nuk do të bien pre e provokimeve dhe do të qëndrojnë larg akteve raciste”, përfundoi zëvendëspresidenti Andy Polydorou.