e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

UEFA denon Skenderbeun me 20 mije euro gjobe

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
UEFA denon Skenderbeun me 20 mije euro gjobe
Sjellja jashtë normales në ndeshjen e parë të Ligës së Kampioneve mes Skënderbeut dhe Debreçenit i ka kushtuar shtrenjtë korçarëve.

UEFA nuk ka toleruar sjelljen e tifozërisë korçare në ndeshjen e parë të Turit të Dytë, teksa ka vendosur që të ndëshkojë me një gjobë të majme skuadrën kuqebardhë. 20 mijë euro është gjoba që duhet të paguajë klubi “Skënderbeu” për sjelljen e tifozëve të saj në Korçë. Këta të fundit, gjatë ndeshjes ka sharë dhe ofenduar skuadrën kundërshtare dhe kanë hedhur shishe e sende të forta në fushën e lojës.

Të gjitha këto veprime nuk janë toleruar nga zyrtarët e ndeshjes, të cilët kanë raportuar në UEFA. Kjo e fundit menjëherë pasi ka marrë sinjalizimin, ka vendosur që të ndëshkojë skuadrën tonë që mori pjesë në Ligën e Kampioneve. Komisioni i Disiplinës ka vendosur një gjobë 20 mijë eurosh si dhe paralajmërim për skuadrën dhe tifozërinë e Korçës, që nëse përsëritet sërish në Kupat e Evropës, atëherë do të ndëshkohet më rëndë, madje me mbylljen e dyerve të stadiumit për tifozërinë e skuadrës së Skënderbeut.

Menjëherë pasi ka mbërritur në federatë vendimi, klubi korçar ka vendosur të paguajë paratë. Edhe pse presidenti Ardjan Takaj nuk ka qenë në krye atë kohë, sepse skuadrën e drejtonte Agim Zeqo, menjëherë ka paguar paratë e gjobës që Skënderbeu të mos penalizohej edhe më shumë nga kjo ngjarje. Gjithsesi për skuadrat shqiptare ky ndëshkim nuk është i pari sepse edhe më parë çdo skuadër që ka luajtur në Europë një pjesë të parave që merr nga UEFA i lë si formë gjobe në këtë organizëm. 

Çani: Më vinte të vrisja trajnerin

Edgar Çani është në qendër të vëmendjes në Poloni. Në një intervistë për revistën sportive polake shqiptari ka pranuar se ka kaluar një verë të vështirë. Sipas tij ishte presidenti i mëparshëm ai që prishi gjithçka. Edgari ka pranuar se ishte Zbignjev Bonjek ai i cili bashkoi sërish atë me Polonian e Varshavës. Në fund edhe dy fjalë për trajnerin me të cilin është stërvitur individualisht këtë verë, për të mbajtur veten në formë. “Isha pa klub i vetëm. Mora një trajner personal, por ai ishte shumë i vështirë dhe më bënte një stërvitje të rëndë. Ndonjëherë më vinte ta vrisja sepse nuk e duroja dot”,-është shprehur Çani dje për mediat polake.