e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Bayern Munchen interesohet per Boateng

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Bayern Munchen interesohet per Boateng
Pas Ibrahimovic dhe Thiago Silva, Milan rrezikon të humbasë edhe një tjetër lojtar të rëndësishëm. Nga Gjermania bëhet e ditur se Bayern Munchen është i interesuar për mesfushorin ganez të kuqezinjve, Kevin Prince Boateng. “Boa” është i blinduar nga një kontratë që skadon në vitin 2014, por një ofertë e mirë mund të bëjë që Milani të shesë numrin 10.

Edhe pse këto mund të jenë vetëm zëra merkatoje, interesimi i një skuadre si Bayern Munchen do të detyrojë klubin e Berlusconit të zgjasë kontratën dhe rrjedhimisht të rrisë pagën e ganezit. Në aspektin sportiv, marrëdhënia mes trajnerit Allegri dhe futbollistit nuk është aspak e mirë për shkak të një fillim-sezoni të keq të Boateng, i cili nuk ka dhënë atë që pritej pas largimit të lojtarëve si Ibrahimovic dhe Seedorf.

Futbollisti është lënë në stol në ndeshjet e fundit, ndërsa kur është futur në fushë ka treguar shenja të qarta nervozizmi.