UEFA denon Kroacine
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Komisioni i Disiplinës në UEFA ka dënuar përfaqësuesen e Kroacisë pas trazirave që u krijuan nga tifozët e saj në stadiumin e San Siros në Itali. Tifozëve e Kroacisë shkaktuan probleme në ndeshjen kualifikuese me Italinë që u zhvillua gjatë muajit të kaluar në Milano. Komisioni i Disiplinës në UEFA vendosi të dënojë përfaqësuesen e Kroacisë me një gjobë prej 80 mijë eurosh. Por, nuk është ky dënimi i vetëm. Kroacia ndeshjen e saj të radhës atë ndaj Norvegjisë në datën 28 mars të 2015-s duhet ta luajë pa praninë e sektorit të tifozëve ultras. Kurse, komisioni i disiplinës dënoi gjithashtu Federatën Italiane me një gjobë prej 13 mijë Eurosh për hedhjen e sendeve të forta në fushë nga ana e tifozëve të saj.