400 milione euro per Messin
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Çmenduri në merkato. Kampioni i Anglisë është i i gatshëm të paguajë 400 milionë euro për transferimin e Lionel Messit nga Barcelona. Këtë e ka bërë të ditur Gerardo Molina, drejtor i Euro Americas, një prej agjencive më të mëdha të marketingut në botë, raporton Mundo Deportivo. Ai beson se oferta e skuadrës së Manuel Pellegrinit vlen 350-400 milionë euro, ndërsa në të është e përfshirë edhe paga e futbollistit për kontratë pesëvjeçare. Lionel Messi gjatë muajit të kaluar nuk e kishte përjashtuar mundësin e largimit nga Barcelona. Deklarat e argjentinasit kishte shkaktuar ‘termet’ në Barcelonë.