UEFA: Serbia dhe Shqiperia do trajtohen njejte
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Republikës Çeke, dhe anëtar i Komisionit Disiplinor të UEFA-së, Rudolf Repka ka bërë me dije se Serbia dhe Shqipëria do të trajtohen njësoj nga organi vendimmarrës. Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Republikës Çeke, dhe anëtar i Komisionit Disiplinor të UEFA-së, Rudolf Repka beson se Serbia, e as Shqipëria nuk do të përjashtohen nga kualifikimet për në Euro 2016, edhe pse organi është duke konsideruar edhe atë mundësi. Por, ai pret gjoba të rënda për të dyja Federatat, transmeton Lajmi.
Deklarata e tij është skandaloze për faktin se të gjithë e panë se çfarë ndodhi në ndeshjen e ndërprerë në Beograd, por duket se vetëm UEFA i mbylli sytë.
“Nuk besoj se do të përjashtohen ekipet edhe pse kjo është një mundësi që konsiderohet. Do të ketë gjoba të rënda për të dyja Federatat”, deklaroi Repka, raporton “Lajmi.net”.
Ai ka theksuar se vendimi përfundimtar mund të mos merret më 23 tetor, por më vonë, në nëntor.
“Mediat raportojnë se dënimet do të shqiptohen më 23 tetor. Por, kjo është periudhë shumë e shkurtër për të vlerësuar një ngjarje si kjo. Inspektorët e UEFA-s ende grumbullojnë dëshmi, dhe pasi të kthehen ata do të fillojë punën Komisioni Disiplinor. Të enjten do të mësohet vetëm fati i ndeshjes së ndërprerë, e dënimet do të shqiptohen nga Komisioni ynë pas ndeshjeve të xhiros së katërt të kualifikimeve”, u shpreh ai.