e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Dhuna ne stadium, vetem nje huligan ne pranga

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Dhuna ne stadium, vetem nje huligan ne pranga

Autoritetet serbe kanë arrestuar vetëm një person për dhunën që u shfaq mbrëmjen e së martës, në ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë. Arrestimi i një personi, në një kohë që në stadium u futën me dhjetëra huliganë serbë, është një skandal i vërtetë. Por përfaqësuesja e BE-së tha të mërkurën se autoritetet serbe u sollën në mënyrë profesionale në përballje me situatën.

Gjithçka filloi në momentin kur lojtarët shqiptarë u turrën që të mbronin flamurin me simbolet kombëtare. Në këtë moment vërshuan nga tribuna dhjetëra tifozë serbë të cilët filluan të godisnin me mjete të forta lojtarët e ekipit shqiptar. Madje të tjerë që ishin ende në tribunë, godisnin me mjete të forta dhe me flakë kuqezinjtë të cilët, kanë dalë me shumë vështirësi nga fusha.