Huliganizmi serb ndaj shqiptareve 'buron' nder shekuj
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
“Egoja” e serbëve për të pushtuar tokat dhe për t’iu bërë keq shqiptarëve daton herët në shekuj. Ndonëse vitet rrjedhin duket se huliganizmi serb ndaj shqiptarëve nuk do të shuhet asnjëherë këtë e tregojnë edhe “veprat” e ditëve të fundit. Serbët pushtuan Shqipërinë në shekullin e 14-të, nën drejtimin e Car Dushanit. Historiani Noel Malcolm ka thënë se mizoritë e tyre mbi popullsinë shqiptare nuk krahasoheshin as me ato të pushtimit turk të mëvonshëm. Në ditët e sotme Cari Dushan cilësohet si një nga heronjtë e tyre. Historia përsëritet në vitet 1912-1913, pasi pushtuan gjysmën e tokave shqiptare dhe masakruan e përzunë dhjetëra mijëra shqiptare të pafajshëm, serbët pretendonin se pushtuan tokën e tyre vendosën në vend një padrejtësi që u ishte bërë atyre më herët. Vijmë në shekullin e XX, për shumë vite masakruan mijëra shqiptarë nga Kosova deri në vitin 1999, vit në të cilin morrin fund vuajtjet e shqiptarëve. Serbët e treguan edhe njëherë huliganizmin e tyre në Xhenova të Italisë në vitin 2010. Ndonëse Shqipëria nuk ishte pjesë e kësaj ndeshjeje pasi Serbia ndeshej me Italinë, serbët nën drejtimin e huliganit të tyre Ivan Bogdanov bërtitën me kore raciste ndaj shqiptarëve madje dogjën edhe flamurin tonë. Krye huligani serb i arrestuar nga policia italiane kërkoi transferimin në burgun e grave dhe më pas ekstradimin në Serbi nga frika e shqiptarëve.
Ai u dënua për të mos “shkelur” në stadiume për 7 vite por vetëm para disa ditësh ai u vu në krye të sulmeve ndaj shqiptarëve në Beograd. Në ndeshjen Serbi-Shqipëri pasi fërshëllyen himnin tonë, serbët bërtisnin në kor "vritini shqiptaret”. Në kundërshtim me rregullat ndërkombëtarë të UEFA-s dhe FIFA-s nuk u lejuan tifozët tanë në stadium madje as flamujt dhe simbolet kombëtare. Gjatë ndeshjes u sulmuan futbollistët tanë dhe më pas u kontrolluan si të ishin kriminelë ordinerë. Pasi gjithë këtyre “shtetarët” më të lartë serbë dalin me pretendimet e tyre “idioteske” se fajin e kanë shqiptarët që provokuan me anën e një droni që në të vërtet nuk dihet se nga kush u fut në fushë. Por rastet e huliganizmit serb ndaj shqiptarëve duket se përveç shkallëve të stadiumit të Beogradit kanë “zbritur” edhe në zonat serbe ku jetojnë shqiptarë. Shqiptarët që ushtrojnë biznes brenda territorit të Republikës së Serbisë janë vënë në shënjestër të dhunës barbare të huliganëve. Dy të rinj shqiptarë janë rrahur nga 15 serbë ndërsa janë djegur dyqane, furra buke, “fast fond”.
Ekstremistët serbë kanë kryer disa sulme ndaj bizneseve të shqiptarëve në Serbi, në qytetin Novi Sad, katër restorante “fast-food” në pronësi të shqiptarëve janë sulmuar nga serbët. Një rast tjetër huligan është ai i një grupi personash të maskuar të cilët kanë kërcënuar dhe abuzuar verbalisht një punëtore në një restorant. Persona të panjohur kanë djegur furrën e bukës në pronësi të një shqiptari në Sombor të Vojvodinës. Mediet serbe shkruan se furra është djegur me shishe molotovi. Një rast tjetër është sulmi ndaj Ambasadës shqiptare në Malin e Zi. Ambasada shqiptare në Podgoricë është goditur me gurrë. Përplasje ka pasur edhe mes të rinjve sllavë dhe atyre shqiptarë në Malin e Zi. Gjashtë të rinj gjimnazistë ,nxënës në gjimnazin e Tuzit në Mal të Zi, mbetën të dëmtuar si pasojë e një përleshjeje. Nga këta tre janë nxënës të komunitetit shqiptar të Tuzit. Sulmet ndaj shqiptarëve u proklamuan edhe në Vjenë.