e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

U-21/ Shqipëri-Greqi nis me një minutë heshtje në Elbasan Arena

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
U-21/ Shqipëri-Greqi nis me një minutë heshtje në Elbasan Arena

Kombëtarja shqiptare dhe ajo greke përballen mbrëmjen e së enjtes (ora 18:00) në stadiumin "Elbasan Arena" në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e "Evropianit 2017" për U-21.

elbasan-arena-03Ndeshja pritet të nisë me një minutë heshtje në nderim të viktimave të ngjarjeve terroriste të ndodhura në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel.

Sipas një njoftimi të shkurtër të publikuar nga FSHF, kjo minutë heshtjeje do të mbahet edhe në nderim të legjendës së futbollit holandez dhe atij botëror, Johan Cruyff, i cili u nda nga jeta sot në moshën 68-vjeçare, pasi humbi betejën me sëmundjen e rëndë.