Shuhet Krujf, ja si e kujtojnë protagonistët e futbollit (FOTO)
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Pas lajmit të publikuar në mediat ndërkombëtare se Johan Krujf ndërroi jetë pas humbjes së betejës me kancerin në moshën 68-vjeçare, të shumta ishin reagimet e protagonistëve të këtij sporti.
Në profilin zyrtar të 'Champions League' është shkruar se "ish-futbollisti i Ajaksit dhe Barcelonës ndërroi jetë në moshën 68-vjeçare", ndërsa FIFA ka shkruar: "U prehsh në paqe Johan Krijf".
Maradona: "Nuk do të harrojmë kurrë, Falko".
Mesi: "Një tjetër legjendë la na sot".
Bekembauer: "Jam i shokuar. Vdiq Johan Krujf. Ai nuk ishte vetëm një mik i madh për mua, por një vëlla".
Kapelo: "Johan Krujf ishte lojtari më i madh evropian në histori".
Guardiola: "Një gjeni, një legjendë, njeriu që ndryshoi mentalitetine Barcelonës".
Alegri: Ka ndryshuar futbollin përgjithmonë, si futbollist dhe si trajner..."
Ksabi Alonso: "Nuk do të ketë më një numër si 14-ta".


