U-21/ Shqipëri-Greqi mbyllet në barazim në pjesën e parë
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
UPDATE/ Kombëtarja shqiptare dhe ajo greke përballen mbrëmjen e së enjtes (ora 18:00) në stadiumin "Elbasan Arena" në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e "Evropianit 2017" për U-21.
Ndeshja nisi me një minutë heshtje në nderim të viktimave të ngjarjeve terroriste të ndodhura në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel.
Heshtja u mbajt edhe në nderim të legjendës së futbollit holandez dhe atij botëror, Johan Cruyff, i cili u nda nga jeta sot në moshën 68-vjeçare, pasi humbi betejën me sëmundjen e rëndë.
Shqipëri - Greqi 0 - 0
FORMACIONET ZYRTARE:
Shqipëria (4-1-4-1): Strakosha, Hoxhallari, Prenga, Rrahmani, Lulaj, Laci, Çekiçi, Rashica, Bare, Latifi, Manaj.
Trajner: R. Jupi
Greqia (4-2-3-1): Brkas, Giannoulis, Goutas, Risvanis, Mygas, Siopis, Charisis, Donis, Ioannidis, Mavrias, Koulouris.
Trajner: A. Nikopolidis
Vijon...

