U-19/ Shkëndija e Tiranës, përkohësisht e para në grupin A. Shtyhet Laçi-Vllaznia
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Shkëndija triumfon dhe ngjitet e para
Internacional - Shkëndija e Tiranës 0-2
Golat: Mala 9', Luga 81'
Internacional: Demollari, Rami, Ndreko (Gazheli 76'), Merepeza, Ngjela (Hyska 67'), Ymeraj, Shehi, Bregu (Qesari 56'), Çema, Morina (Zadeja 67'), Pinari. Trajner: A.Damo
Shkëndija e Tiranës: Sulenji, Paraj, Moqi, Mustafaj (Vathi 46'), Gjergji, Mala, Bushati, Kratellari (Goleci 76'), Mici, Tota (Raza 67'), Xhixha (Bali 77'). Trajner: Sh.Kumbarçe
Gjyqtarë: K.Zharkalli, D.Tomorri, M.Hasani (Tiranë)
Kartonë të verdhë: Shehi 39', Merepeza 43'
Shkëndija e Tiranës mposht Internacionalin dhe ngjitet përkohësisht e para në grupin A, duke qenë se Vllaznia kryesuese nuk luajti dje kundër Laçit (ky takim u shty). Takimi nisi me një minutë heshtje në nderim të Aziz Tahirit, ish-sekretar i Përgjithshëm i FSHF-së që u nda nga jeta, por njëkohësisht ka qenë edhe babai i drejtorit të shkollës së mjeshtërisë "Loro Boriçi", Ermal Tahiri. Në fushë ka shkëlqyer skuadra e drejtuar nga Shpend Kumbarçe. Ka qenë fillimisht kapiteni Esat Mala ai që ka kaluar në epërsi skuadrën e tij në minutën e 9-të. Më pas loja hyn në faza ekuilibri dhe të dyja ekipet kanë mundësi shënimi. Vetëm në 10 minutat e fundit skuadra e mjeshtërisë do të qetësohet me golin e sigurisë të shënuar nga qendërmbrojtësi Enis Luga, në minutën e 81-të. Kështu, skuadra e Shkëndijës ka triumfuar në transfertë 2-0 dhe tashmë pret një hap fals të shkodranëve në përballjen që do të kenë në transfertë me Laçin.Abdulla Dushku
Durrsakët janë super
Teuta - FK Dinamo 3-1
Golat: Shehi 18', 30' Mara 88' / Nazari 53'
Teuta: Vata, Bashhysa, Shehi, Hajdini, Duka, Gripshi, Shala, Vila, Lika, Kuçi, Mara. (U aktivizua: Kajoshi). Trajner: G.Begeja
FK Dinamo: Bala, Mulaj, Sinanaj, Ramaj, Bala, Gjuzi, Asimetaj, Dauti, Abazaj, Daci, Naziri. (U aktivizuan: Skifteri, Kurti, Tusha).
Trajner: O.Uku
Gjyqtarë: D.Muça, E.Danaj, E.Shkodrani (Elbasan)
Teuta gjunjëzon Dinamon dhe parakalon Skënderbeun në grupin B, duke rimarrë kreun pas disa javësh rivalitet me korçarët. Dje ka shkëlqyer Dajan Shehi, i cili realizoi dy gola. Ndërsa goli i tretë mban autorësinë e Marës, dy minuta para përfundimit të takimit. Miqtë u pajtuan me rezultatin, ndërkohë që golin e nderit e shënoi Nazari.Jeton Rexhmati
Apolonia ndal korçarët
Apolonia - Skënderbeu 1-1
Golat: Mehmeti 67' / Mara 78'
Apolonia: Çepele, Naçi, Çaushi, Velo, Braka, Ferra, Sota, A.Lalaj, Mema, Mehmeti, Hasani. (U aktivizuan: I.Lalaj, Mandia, Zeqaj).Trajner: M.Miho
Skënderbeu: Dramolli, Foto, Minaj, Peçka, Myrtezaj, Zyberi, Gjergo, Mara, Sulollari, Osmanllari, Ivani. (U aktivizuan: Merko, Make, S.Lika). Trajner: K.Larti Gjyqtarë: K.Hoxha, M.Memisha, A.Muzhaj (Gjirokastër)
Skënderbeu ndalet në Fier dhe humbet kreun. Apolonia i ka bërë bllokadë skuadrës korçare, në një ndeshje shumë të luftuar. Pjesa e parë përfundoi pa gola, ndërsa në të dytën fierakët shënuan me anë të Mehmetit. Korçarët reagojnë shpejt dhe arrijnë të barazojnë rezultatin në minutën e 78-të me Marën, pas një kundërsulmi të shpejtë.Mikel Mbriçaj
AF Dinamo, vetëm "X"
AF Dinamo - Shkëndija e Durrësit 1-1
Golat: Ostreni 87' / Shytermeja 27'
AF Dinamo: Alushi, Cami, Rama, Masha, Mukaj, Hasa, Tanku, Kapllani, Allamani, Palluqi, Balili. (U aktivizuan: Maçaj, Ozuni, Ostreni, Tushi, Goxhaj). Trajner: I.Spahiu
Shkëndija e Durrësit: Gjuzi, Xhakolli, Sulaj, Hajdari, Përgjoni, Farruku, Kutrolli, Uka, Pepkolaj, Frroku, Shytermeja. (U aktivizuan: Torra, Lamaj, Jella, Jaupaj, Syla). Trajner: A.Kërçova
Gjyqtarë: E.Alliaj, S.Hanaj, A.Marko (Patos)
Kartonë të verdhë: Faruku, Gjuzi
AF Dinamo dhe Shkëndija e Durrësit kanë ndarë nga një pikë. Ka qenë një lojë e bukur nga të dyja skuadrat, por që vetëm fundi ishte me fat për dinamovitët e akademisë. Ostreni, i futur në pjesën e dytë, ka shmangur në tri minutat e fundit humbjen. Më parë miqtë nga Durrësi kishin kaluar në avantazh me anë të të përhershmit Shytermeja.Abdulla Dushku
Shkëlqen Flamurtari
Flamurtari - Elbasani 4-1
Golat: Tushi 14', Sadushi 26' (11-m), 68', Mata 89' / Cani 53'
Flamurtari: Sali, Mara, Hajdini, Çakërri, E.Qarri, Bocaj, Tushi (Kostandini 89'), Dalanaj (Xhindi 70'), Veizi (Mata 46'), J.Qarri (Velaj 81'), Sadushi (Brahimaj 75'). Trajner: G.Mezani
Elbasani: Papri, Cani, Dishani, Dushku, File (Çaçiu 80'), Bullari (Avduli 78'), Meta, Canellari (Kamberi 60'), Hidri (Llukani 70'), Stojku, Peqini. Trajner: A.Kila
Gjyqtarë: E.Ruçi, Xh.Agolli, D.Haskaj (Fier)
Kartonë të verdhë: J.Qarri, Hajdini, Çakërri, E.Qarri / Dushku, Cani
Flamurtari ka shpërthyer ndaj Elbasanit, duke fituar me rezultatin 4-1. Vlonjatët kanë zhvilluar një ndeshje me shumë raste për shënim. I pari që hap serinë e golave është Tushi. Më pas radhën e ka Sadushi, që realizon nga pika e bardhë. Në pjesën e dytë miqtë ngushtojnë diferencën me anë të Canit, por Sadushi dhe Mata shënojnë sërish.Kastriot Brahimaj
Besa i falet Eficës
Besa - Pogradeci 1-0
Golat: Efica 87'
Besa: Puja, Cara, Sula, Berati, Berberi, Brahimaj, Hyka, Xhihani, Efica, Gjoci, Hoxha. (U aktivizuan: Boraku, Shaba, Deliu).
Trajner: Y.Teliti
Pogradeci: Baci, Laraku, Blacëri, Molla, Tota, Zeka, Demiri, Menkshi, Kelo, Manellari, Bajraktari. (U aktivizuan: Liçkollari, Ristani, Kreka, Baloshi). Trajner: F.Fetollari
Gjyqtarë: A.Pirani, R.Isufi, M.Bega (Shkodër)
Kartonë të verdhë: Brahimaj / Demiri, Tota, Blaceri (2), Laraku
Kartonë të kuq: Berberi / Baçi, Blacëri
Supergoli i mesfushorit organizator, Andi Efica, i ka dhënë dje tri pikë Besës përballë Pogradecit. Miqtë luajtën më mirë në pjesën e parë, ndërsa në 45-minutat e dyta Besa krijoji më shumë raste për shënim. Portieri dhe mbrojtja pogradecare kishin shumë punë me sulmin kavajas, derisa Efica zhbllokoi shifrat tre minuta para përfundimit.Feriz Ferizaj
Akademia zhyt Olimpikun
Akademia - Olimpiku 2-0
Golat: Toska 44', Ahmeti 65'
Akademia: Hasanbelli, Koçi, Qurdedi, Demollari, Shehi (Buraku 38'), Gjakova, Stafa, Sefa, Ahmeti, Toska, Kallaku (Peshku 56').
Trajner: A.Bozo
Olimpiku: Shehu, Haxhi, Kapedani, Puka, Caho (Dylçe 67'), Kapxhiu, J.Meta, Abazi, Hallkaj (Selmanaj 67'), Musabelliu, Aliu (A.Meta 75'). Trajner: E.Ruço
Gjyqtarë: N.Soko, B.Grepi, A.Vila (Durrës)
Akademia ka triumfuar 2-0 ndaj Olimpikut, pas një loje të bukur dhe në rritje. Fillimisht janë olimpikasit që i afrohen pranë golit, por Aliu e Hallkaj nuk arrijnë të shënojnë. Më pas është skuadra e Akademisë që përmirëson lojën e saj dhe në minutën e 44-t Denis Toska shënon golin e avantazhit. Për të mbyllur llogaritë mendon Ahmeti në minutën e 65-të.Abdulla Dushku
Lushnja, 3 pikë të arta
Luftëtari - Lushnja 0-2
Golat: Kapaxhiu 42', Zhuga 86'
Luftëatri: Buxaj, Çela, Halilaj, Matushi, Kondili, Puci, Këndella (Mele 46'), Çani (Bajo 86'), Ksera (Ahmetaj 77'), Koshi, Mahmutaj. Trajner: P.Meçi
Lushnja: Elezi, Zaimi (Alushani 54'), Domi, Sakajeva, Kadiu (Çukani 12'), Baze, Gorovelli, Musaku (Gjoka 87'), Zhuga, Kapxhiu, Zdrava.
Trajner: B.Hasalla
Gjyqtarë: A.Merdanaj, J.Isufi, K.Qëndraj (Vlorë)
Kartonë të verdhë: Matushi 78' / Gorovelli 37', Musaku 72'
Luftëtari tronditet nga Lushnja në një ndeshje që zgjoi interesimin e shumë tifozëve. Gjirokastritët e nisën mirë lojën, por Koshi, Mahmutaj, Puci, Kondili dhe Cani, me rastet që krijuan, nuk kanë ditur të shënojnë. Nga ana tjetër, në fundin e pjesës së parë, Kapxhiu kalon në avantazh miqtë. Ndërsa në limitin e takimit dyfishoi Zhuga.Tomor Shehu
Porto, cinike në derbi
Brians - Porto 0-1
Golat: Zhejani 83'
BRIANS: Pati, Fetaj, Gjoni, Mërdhoqi, Smaçi, Ujka, Gega, Miloti, Rica, Xheka, Nekaj (Jahja 55'). Trajner: Gj.Filipi
PORTO: Kokaj, Pati, Gjinaj, Gjikolaj, Kaçeli, Doçi, Lika, Alcani, Shquti, Meta, E.Marku. (U aktivizuan: Filipaj, A.Marku, Zhejani, Alija).
Gjyqtarë: R.Zeneli, M.Gjoka, M.Sina (Lushnjë)
Derbi i të rinjve lezhjanë ka dhuruar spektakël, por vetëm një gol. Loja që në nisje është kontrolluar nga Porto, por edhe të rinjtë e Briansit kanë rrezikuar disa herë. Goli mungon në pjesën e parë, ndërsa edhe e dyta ka qenë mjaft e fortë. Në minutën e 82-të futbollistët e Portos organizojnë një sulm dhe shënojnë me Zhejanin.Preng Gjikola
Kastrioti nuk fal
Besëlidhja - Kastrioti 0-1
Golat: Çitozi 84'
Besëlidhja: Geci, Kaçaçi, A.Lleshi, Zeka, Malaj, K.Lleshi, A.Marku, Laska, Dushaj, Prendi, E.Lleshaj. (U aktivizuan: K.Marku, Gega, Syku, Lushaj). Trajner: A.Pepaj
Kastrioti: Luka, Bakiu, E.Caca, Vogli, Kau, Kuka, Kani, Ruçi, El.Caca, Cani, Ryli. (U aktivizuan: Doku, Çitozi, Lika).
Trajner: A.Kuka
Gjyqtarë: A.Stolaj, K.Shkreta, K.Rrudha (Tiranë)
Kastrioti ka mposhtur Besëlidhjen në Lezhë, falë një goli të shënuar në minutën e 84-t. Ka qenë një lojë e ekuilibruar dhe me raste nga të dyja skuadrat. Pjesa e parë, pavarësisht përpjekjeve të lezhjanëve, ka përfunduar 0-0. Në të dytën loja u bë më e fortë, por kur mendohej se do të mbyllej pa gola, i sapofuturi në fushë Çitozi nderoi krutanët.Preng Gjikola
Butrinti del i pari
Butrinti - Tomori 3-1
Golat: Andoni 47', 79', E.Kasaj 51' / Dobra 29' (11-m)
Butrinti: Zani, Grembi, Mëhilli, Lala, A.Kasaj, Andoni, E.Kasaj, Selmani, Hoxha, Muçaj, Isufi. Trajner: A.Faslliu
Tomori: Lybeshari, Serdari (Halitaj 64'), Xherimeja, M.Lamaj (Skëndo 80'), Sherifi, Dobra, Koka, Ajdinaj, Hyseni (Kumani 64'), Oshafi (Kule 73'), Ramadani (Cufe 82'). Trajner: K.Arbri
Gjyqtarë: E.Halo, E.Nelaj, H.Mateli (Memaliaj)
Kartonë të verdhë: Serdari 63', Xherimeja 76'
Butrinti thyen Tomorin dhe merr kryesimin e grupit B në Kategorinë e Parë. Ka qenë një ndeshje shumë e luftuar, ku në pjesën e parë miqtë shfaqen më të qartë në fushën e lojës. Në minutën e 29-të, beratasit kalojnë në avantazh pas golit me penallti të Dobras. Gjithsesi, Butrinti përmbys gjithçka me dopietën e Andonit dhe golin e E.Kasajt.Gerald Bregu
Kategoria Superiore
Grupi A
Java e 16-të (27/28.02.2016)
Të shtunën
Partizani-Tirana 3-3
Dje
Brians-Porto 0-1
Internacional-Shkëndija e Tiranës 0-2
Akademia-Olimpiku 2-0
Laçi-Vllaznia (e shtyrë)
Renditja F B H G+/G- P
- Shkëndija T. 12 2 2 30-7 38
- Vllaznia 12 1 2 40-10 37
- Partizani 11 4 1 33-16 37
- Tirana 8 3 5 47-25 27
- Laçi 6 4 5 16-14 22
- Akademia 6 1 9 26-32 19
- Internacional 4 4 8 20-35 16
- Brians 2 6 8 13-25 12
- Porto 4 0 12 13-39 12
- Olimpiku 1 1 14 8-44 4
Java e 17-të (06.03.2016)
Tirana-Porto (12:00)
Laçi-Brians (12:00)
Olimpiku-Internacional (12:00)
Vllaznia-Akademia (12:00)
Shkëndija e Tiranës-Partizani (12:00)
Grupi B
Java e 16-të (28.02.2016)
AF Dinamo-Shkëndija e Durrësit 1-1
Apolonia-Skënderbeu 1-1
Flamurtari-Elbasani 4-1
Teuta-FK Dinamo 3-1
Besa-Pogradeci 1-0
Renditja F B H G+/G- P
- Teuta 12 2 2 30-9 38
- Skënderbeu 12 1 3 33-12 37
- Flamurtari 8 1 7 21-22 25
- FK Dinamo 6 6 4 16-14 24
- Shkëndija D. 7 2 7 25-20 23
- Pogradeci 5 5 6 15-16 20
- AF Dinamo 5 3 8 22-20 18
- Besa 6 0 10 12-25 18
- Apolonia 3 4 9 17-31 13
- Elbasani 3 2 11 16-40 11
Java e 17-të (06.03.2016)
Skënderbeu-Teuta (12:00)
Shkëndija e Durrësit-Flamurtari (12:00)
FK Dinamo-AF Dinamo (12:00)
Apolonia-Besa (12:00)
Elbasani-Pogradeci (12:00)
Kategoria e Parë
Grupi A
Java 10 (28.02.2016)
Vllaznimi-Shkëndija B. e Tiranës 3-3
Besëlidhja-Kastrioti 0-1
Kukësi-Tërbuni 7-2
Renditja F B H G+/G- P
- Kukësi 9 1 0 28-5 28
- Shkëndija B. 5 2 3 21-14 17
- Kastrioti 5 0 5 22-21 15
- Vllaznimi 3 3 3 18-21 12
- Besëlidhja 1 2 7 9-17 5
- Tërbuni 1 2 6 11-31 5
Java 11 (06.03.2016)
Kukësi-Vllaznimi (12:00)
Besëlidhja-Tërbuni (12:00)
Shkëndija B. e Tiranës-Kastrioti (10:00)
Grupi B
Java 10 (28.02.2016)
Luftëtari-Lushnja 0-2
Butrinti-Tomori 3-1
Tirana B-Bylisi 1-0
Vlora pushim
Renditja F B H G+/G- P
- Butrinti 7 0 2 26-6 21
- Lushnja 6 1 1 14-4 19
- Luftëtari 4 2 2 11-7 14
- Tomori 4 0 4 16-9 12
- Tirana B 4 0 3 9-9 12
- Bylisi 0 2 6 5-16 2
- Vlora 0 1 7 3-32 1
Java 11 (06.03.2016)
Tomori-Luftëtari (12:00)
Lushnja-Vlora (12:00)
Bylisi-Butrinti (12:00)
Tirana B pushim