Çmimet e biletave për derbin, Tirana denoncon Partizanin
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Klubi i Tiranës ka denoncuar publikisht Partizanin në lidhje me çmimet e biletave për derbin e fundjavës.
Menjëherë pas publikimit të çmimit të biletave për ndeshjen Partizani - Tirana që do të zhvillohet diten e premte në "Qemal Stafa", bardheblutë kanë reaguar përmes një deklaratë në profilin zyrtar në "Facebook".
24 herë kampionët e kanë cilësuar abuzim në dëm të tifozëve bardheblu rastin e çmimit të biletave.
Kjo për faktin se biletat në tribunat D1, D2, D3, C dhe E vlerën reale e kanë 600 lekë, aq sa do të shiten në treg për "Fanatiksat" ndërsa për "Guerrilsat" do të jenë 400 lekë.
REAGIMI I KLUBIT TIRANA
Klubi i Partizanit ka publikuar sot cmimet e biletave per ndeshjen Partizani - Tirana. KF Tirana deshiron te denoncoje publikisht, abuzimin qe klubi organizator ka ideuar ne dem te tifozeve bardheblu.
Klubi i Partizanit, ka reklamuar cmimet e biletave per tribunat D1, D2, D3, C dhe E, duke percaktuar vleren e 600 lekeve (te reja) per nje bilete ne keto sektor. Abuzive ndarja e bere. Sektore te ndryshem nuk mund te jene te barazvlefshem.
KF Tirana denoncon ashper levizjen abuzive qe klubi organizator ka bere duke mos u mjaftuar me barazvlefshmerine e te gjithe sektoreve ne stadium por duke shkuar edhe me tej. Klubi organizator i ndeshjes ka menduar qe biletat per tifozerine e Partizanit te printohen ne vleren e publikuar 600 leke dhe te shiten ne vleren 400 leke, me argumentin se klubi do te subvencionoje diferencen e cmimit te biletes, duke kaluar ne llogarine e kompanise qe menaxhon biletat vleren monetare.
Pra Partizani do ti transferoje ne llogari bankare vetes "subvencionin" per biletat e kuqe. KF Tirana denoncon kete sjellje provokative, aspak serioze per nje klub futbolli. Diferencime te tilla diskriminuese, nxisin nje klime aspak pozitive per nje ndeshje qe nuk do te luhet te premten per here te fundit.