e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

'Turneu' i miqesoreve: detajet e takimeve

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
'Turneu' i miqesoreve: detajet e takimeve

Në prag të fillimit të Kampionatit Botëror Brazil 2014, afron edhe “turneu miqësor” i kombëtares kuq e zi e udhëhequr nga trajneri De Biasi, në këtë trio të rëndësishme ku qëndra e vëmëndjes është tashmë e orientuar drejt datës 17 shtator kur do të përballemi kundër Portugalisë. Ndeshja e parë e këtij grupi do të jetë ajo kundër Rumanisë e cila do të zhvillohet në datën 31 maj, ora 19.00, në stadiumin e qytëtit të Yverdon-les-Bain, në Zvicër, njofton Fshf. Vijon pas kësaj ndeshja kundër kombëtares Hungareze e cila do të zhvillohet në datën 4 qershor, në orën 20.30 në stadiumin Ferenc Puskás, në Budapest. Turneun e mbyll miqësorja kundër kombetares së Republikës së San Marinos, e cila do të zhvillohet më 8 qershor, në orën 20.30, në stadiumin e Serravalles në San Marino.