e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Pepe ne dyshim per finalen e Champions League

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Pepe ne dyshim per finalen e Champions League

Pjesëmarrja e mbrojtësit të Real Madridit, Pepe, në finalen e Champions League kundër Atletico Madrid që do të luhet këtë muaj, është vënë në dyshim pas dëmtimit të lojtarit. Portugezi luajti për 90 minuta të mërkurën në barazimin 1-1 ndaj Real Valladolid, por testet mjeksore të kryera të premten ka nxjerrë probleme për të.  “Pas kryerjes së testeve mjekësore në spitalin “Sanitas La Moraleja”, lojtari i Real Madridit, Pepe është diagnostikuar me dëmtimin e gradës së parë në pulpën e këmbës së majtë. Progresi i lojtarit do të monitorohet”, thuhet në deklaratën e klubit. Në Madrid nuk janë ende të qartë se sa do të zgjasë rikuperimi i portugezit, por mendohet se Pepe do të qëndrojë jashtë fushës për një periudhë 2 javore duke vendosur në dyshim pjesëmarrjen e tij në finalen e 24 majit në Lisbon, në përballjen kundër Atletico Madrid.