e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Immobile deshiron ti bashkohet Dortmundit

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Immobile deshiron ti bashkohet Dortmundit

Shefi ekzekutiv i Borussia Dortmund Hans- Joachim Watzke ka deklaruar se sulmuesi i Torinos Ciro Immobile absolutisht që dëshiron ti bashkohet klubit të Bundesligës gjermane. 24 vjeçari ka shënuar 21 gola në Serie A për këtë sezon dhe është përfolur se do të zhvendoset në “Signa Iduna Park” këtë verë, pas largimit të Robert Lewandowskit tek Bayern Munich në fund të sezonit. Presidenti i Torinos Urbano Cairo insiton se dëshiron të mbajë në skuadër lojtarin, i cili është në pronësi të kampionëve të Serie A, Juventusit. “Mund të konfirmojë se lojtari Immobile absolutisht dëshiron të bashkohet me ne. Nuk kam asgjë tjetër për të shtuar. Nëse do të ketë diçka për të deklaruar, ne do ta bëjmë. Është e ditur që ne kemi qënë në Itali për të shkëmbyer mendime me Juventusin dhe të mbledhim informacion”, ka deklaruar Watzke për Blid.