e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Kosova nderon Javier Zanettin

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Kosova nderon Javier Zanettin

Tifozët zikaltër të Interit në Kosovë kanë ndërmarrë një iniciativë për ta nderuar kapitenin e klubit të tyre të zemrës, Javier Zanetti. Grupi i tifozëve kosovarë Inter Club Kosova (ICK), përmes një njoftimi, ka bërë të ditur detajet e këtij organizimi. “Nëse ndonjëhere keni menduar të bëni diçka për kapitenin legjendar Javier Zanettin, atëhere të gjithë kemi mundësine t’a bëjmë atë, të shtunën do të bëjmë një koreografi krejt interistat dhe do ta dërgojme atë në Itali. Ju ftojmë të gjithëvë, na duhen së paku 100 interista. Mblidhemi duke filluar nhga ora 15.00 perballë Hotel Grand, Prishtinë”, thuhet në njoftimin e ICK-së. Zanetti do të largohet nga futbolli i luajtur pas 22 vitesh karrierë intesive.