Turneu i Malit të Zi, dy të argjendta për shqiptarët
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Xhudistët e Vllaznisë dhe Vaut të Dejës kanë arritur që të marrin dy medalje argjendi në turneun rajonal "Mladost Open Cup" që është zhvilluar në Podgoricë të Malit të Zi.
Në këtë turne kanë marrë pjesë katër xhudistë, prej të cilëve dy janë nderuar me medalje. Konkurrenca ka qenë e madhe, sepse kanë marrë pjesë shumë ekipe të Ballkanit.
Skuadrat e Vau Dejës dhe Vllaznisë janë përfaqësuar me Luka Lukaj (pesha 46 kg), Brikena Dini (pesha 46 kg), Anxhela Krasniqi (pesha 63 kg) dhe Reoland Vasija (pesha 60 kg).
Brikena Dini në kategorinë "pioner" ka arritur që të marrë 3 fitore dhe duke kapur kështu finale ku është mundur. Rezultat të lartë ka arritur edhe Realond Vasija, i cili ka fituar dy ndeshje për kadetë përballë kundërshtarëve të tij dhe ka dalë në finale, por as ai nuk ka arritur të fitojë duke marrë medaljen e argjendit.
Akademia "Albania Judo Kodokan" vijon që të prodhojë sportistë cilësore me rezultate pozitive nën drejtimin e mjeshtrit Anton Shkoza. Senad Nikshiqi