e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Ture tradhton Mançon, flirton me Juventusin

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ture tradhton Mançon, flirton me Juventusin

Jaja Ture flirton me Juventusin. Mesfushori i Mançester Sitit i është vetofruar skuadrës bardhezi dhe shpreson që sezonin e ardhshëm të luajë në Torino.

Manchester City's Ivorian midfielder Yaya Toure celebrates after scoring his team's third goal and completing his hattrick during the English Premier League football match between Manchester City and Fulham at the Etihad Stadium in Manchester, northwest England, on March 22, 2014. AFP PHOTO / ANDREW YATES RESTRICTED TO EDITORIAL USE. No use with unauthorized audio, video, data, fixture lists, club/league logos or live services. Online in-match use limited to 45 images, no video emulation. No use in betting, games or single club/league/player publications. (Photo credit should read ANDREW YATES/AFP/Getty Images)

Sipas mediave italiane, 33- vjeçari do të divorcohet në fund të sezonit me Sitin dhe kërkon të ndryshojë skuadër.

Interesant është fakti se deri në këto momente ai ka qenë një nga dëshirat e mëdha të Interit dhe Roberto Mançinit, por duket se Ture ka "tradhtuar" dashurinë e vjetër për të veshur fanellën e kampionëve të Italisë. Interi e ka shumë të vështirë t'i plotësojë kërkesat ekonomike futbollistit nga Bregu i Fildishtë dhe për këtë fakt ky i fundit ka vendosur t'i shkelë syrin "Zonjës".

Situata

Pavarësisht se Ture kërkon të transferohet në Torino, Masimiliano Alegri dhe drejtuesit e Juventusit nuk emocionohen nga ky fakt dhe kanë vendosur ta lënë në pritje lojtarin e Sitit. Ai nuk mund të jetë kurrsesi alternativa e parë në rolin e mesfushës, duke parë që bardhezinjtë po kërkojnë të bëjnë revolucion duke afruar futbollistë të rinj.

Për më tepër, Ture kërkon 7 milionë euro në sezon dhe Juventusi nuk shquhet për të bërë çmenduri të tilla lidhur me pagat e lojtarëve. Gjithçka do të varet nga Pogba, por edhe nga Andre Gomes, i cili është objektivi kryesor i Juventusit në merkaton e verës.

Interi shpreson që kjo tratativë e nisur në heshtje të mos përfundojë ashtu siç duhet, për faktin që Ture të veshë fanellën zikaltër. Mançini e ka shprehur gjithmonë dëshirën për ta pasur në skuadër, por duket se edhe Interi po lëviz për t'i bërë presion Turesë duke tentuar Lukas Biljën.