Klop: Mos prisni që Dortmundi të ngrejë flamurin e bardhë
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Llogari ende të hapu ra në Europa Ligë, ku Liverpuli i Jurgen Klop këtë herë pret Dortmundin. Ndeshja e parë në Gjermani përfundoi 1-1 dhe ky rezultat premton një 90- minutësh të mbushur me surpriza.
Asgjë nuk ka përfunduar sepse barazimi në Dortmund ka lënë gjithçka të hapur dhe të dyja skuadrat kanë shanse të barabarta për t'u kualifikuar, edhe pse me një barazim 0-0 mund të shkojë në gjysmëfinale skuadra e Liverpulit. Megjithatë, të kuqtë e dinë se do të jetë e vështirë.
Diçka të tillë e ka konfirmuar vetë trajneri i skuadrës angleze, Jurgen Klop, i cili thotë se Liverpuli do të ketë përballë një Dortmund të motivuar, i cili do të luftojë deri në momentin e fundit të ndeshjes. Ai e njeh mjaft mirë shpirtin dhe karakterin e skuadrave gjermane dhe ky fakt e tremb. Në konferencën për shtyp përpara kësaj sfide, Klop bën me dije se me mbështetjen e tifozëve gjithçka është e mundur, por apelon që skuadra të mos luajë me presion.
Klop paralajmëron
"Kemi arritur në një pikë të këtij kompeticioni ku nuk mund të bëjmë gabime. Asnjëri nga lojtarët, as unë si trajner nuk duhet të gabojmë. Duhet të mendojmë gjithçka me detaje. Nuk kam ndonjë ide se çfarë do të thotë kjo ndeshje për Dortmundin, por di që për ne është shumë e rëndësishme sepse duam të bëjmë histori dhe të vazhdojmë në rrugën drejt gjysmëfinales.
Ne i kemi të gjitha mundësitë dhe potencialin për të vazhduar rrugën në Europa Ligë, por nuk është aspak e lehtë. Nuk mund të presim që Dortmundi të dorëzohet dhe të ngrejë flamurin e bardhë. Ata mund të luajnë shumë mirë, por diç- ka të tillë mund ta bëjmë edhe ne. Duhet dhënë maksimumi në këtë sfidë", tha Klop. Skuadra nën presionNumri një i të kuqve nuk i është shmangur faktit se Liverpuli është nën presion, por shpreson që diçka e tillë të mos ndihet gjatë ndeshjes së sotme.
"Nuk është ndonjë gjë e rrallë, sepse gjatë gjithë kësaj kohe thuajse kemi qenë nën presion, por kemi ditur të reagojmë shumë mirë edhe në këtë situatë. Formacioni? Nuk e kam vendosur ende, por do të luajnë lojtarët që janë më në formë për momentin. Nuk ka kohë për të bërë llogari", ka përfunduar Klop.