Letra hit ne rrjet: Shqiptaret do kalojne me tej
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Europiani do të nisë shumë shpejt dhe emocionet janë të forta mes shqiptarëve. Me veçanti pritet ndeshja mes Shqipërisë dhe Zvicrës. Ndërkohë kjo letër e publikuar nga gazeta zvicerane, Neue Zurcher Zeitung, shkruar nga Beqë Cufaj, është kaq domethënëse
Shqipëria është e madhe!
Unë shkruaj nga Gjermania dhe në gjermanisht.
Unë jam shqiptar! Por edhe gjerman.
E thënë ndryshe: të jesh shqiptar do të thotë të jesh këtu dhe të jesh tani. Live.
6 deri në 7 milionë shqiptarë kanë rreth 20 gazeta të përditshme, por nuk shesin më shumë se 10 mijë copë në ditë në mbarë botën.
Por shqiptarët kanë 500 gazeta online. Kjo do të thotë diçka.
Të jesh shqiptar nuk është e lehtë.
Një shqiptar nuk është i barabartë me një shqiptar, sikundër një gjerman nga Gjermania.
Ka shqiptarë nga Shqipëria, kosovarë, shqiptarë nga Maqedonia, shqiptarë nga Zvicra, nga Gjermania, Italia, Franca, Amerika, Australia.
Askush nuk e di me saktësi se sa shqiptarë jetojnë në Ballkan apo në botë.
Kufijtë mes tyre janë si kufijtë mes vendeve të BE.
Fiktivë!
Edhe qeveritë e tyre janë thuajse fiktive. Si federatat sportive, akademitë, universitetet, fabriket.
Pasoja logjike: Një Shqipëri fiktive!
Fiktive si Shqipëria e Madhe, të cilën disa e dëshirojnë si bashkim të Shqipërisë me Kosovën.
Në të kundërt, figurat e saj emblematike janë reale: Nënë Tereza, presidenti i parë i Kosovës, Ibrahim Rugova, shkrimtari Ismail Kadare, por edhe këngëtaret Rita Ora e Dua Lipa dhe futbollistët Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Lorik Cana…
Të gjithë ishin dhe janë krenarë që janë shqiptarë.
Nuk ka rëndësi nëse në të shkruar, kënduar apo në mbajtjen e bluzave të tjera.
Pra shqiptarët nuk duhet ta ndjejnë gjithmonë veten si humbës.
Le të supozojmë se Shqipëria nuk do ishte kualifikuar për në Europian, si zakonisht.
Megjithatë në ndeshjet e kombëtares zvicerane, shqiponja me dy krena do ishte e pranishme.
Tani, kur zviceranët do luajnë kundër shqiptarëve në Francë, ne do jemi një det me flamuj zviceranë dhe shqiptarë.
Për shkak se shqiptarët luajnë kundër njëri-tjetrit.
Është diçka e rrallë të përjetosh këtë gjë në gara sportive: Vëllai kundër vëllait.
Shqiptarët nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia kundër shqiptarëve të Zvicrës.
Le të fitojnë më të mirët!
Shqiptarët do kalojnë më tej. Ose Kombëtarja, ose kombëtarja zvicerane.
Dhe nëse do të jenë të dyja sërish në garë, sërish do kenë përballë shqiptarë të tjerë.
Për gjermanët fjala bie.
Më pas do bëhesha menjëherë gjerman!
Unë kam Shkodran Mustafin.
Ai mban emrin e qytetit të dytë më të madh shqiptar (Shkodrës), vjen nga Maqedonia dhe në Kosovë u prit si hero pas fitores së Botërorit në Brzil.
Si gjerman! Dhe shqiptar.
Pra, kush mund të thotë se Shqipëria nuk është e madhe?