Benfika 2-2 Bajern Mynih/ Notat për skuadrat
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
BENFIKA
EDERSON 5 - Zëvendësuesi i Hulio Sezarit nuk përsërit pritjet fantastike të ndeshjes së vajtjes, madje i ofron Vidalit "asistin" për golin e 1-0, por bën një tjetër gafë ndaj kilianit edhe në pjesën e dytë.
ANDRE ALMEIDA 6 - Në presion kur i kërkohet të mbrojë, por përhap panik kur kroson në zonën rivale, aq sa i ofron Raul Himenezit topin për të dyfishuar, por meksikani shpërdoron.
LINDELOF 6,5 - Shumë pozicional në mbrojtje, por mposhtet vetëm nga gjiganti Havi Martinez, në rastin e golit të dytë të Bajernit.
ZHARDEL 6 - Pasi "anuloi" Levandovskin në "Allianz Arena", bën të njëjtën gjë me Mylerin, por vetëm në pjesën e parë.
ELISEU 6 - Vuan shumë markimin ndaj Lahmit dhe Duglas Kostës. Nga minuta e 88-të e zëvendëson Joviç (pa notë).
FEJSA 5,5 - Vështirë të luash përballë Alonsos dhe Tiagos, të cilët me palexhot dhe klasin e tyre e nxjerrin jashtë orbite.
RENATO SANÇEZ 5 - Ndër më të mirët në ndeshjen e vajtjes, në "Da Luz" humb pas minutave të para pozitive, ku bën presion në çdo cep. "Treni" Lahm-Kosta e nxjerr jashtë rruge.
EDUARDO SALVIO 6 - I rikuperuar në minutat e fundit, dorëzohet pas diçka më shumë se një ore më se pozitive. Në të 68-tën e zëvendëson
ANDERSON TALISKA (NOTA 7), një brazilian 22-vjeçar, i cili duhet ndjekur me shumë kujdes. Brenda pak minutave jo vetëm shënon një gol fantastik me goditje dënimi, por i shkon pranë edhe golit të fitores. PICI 5 - Vuan intensitetin e bavarezëve që në sekondat e para. Në të 57-tën e zëvendëson GUEDES (NOTA 6.5), i cili debuton në Champions në moshën 19-vjeçare, duke reklamuar një shpejtësi të frikshme me topin në këmbë, aq sa faulli i golit të barazimit fitohet prej tij.
KARCELA-GONZALES 5,5 - Luan në vend të Gaitanit të dëmtuar, lojtarit më të mirë të Benfikës në Gjermani, i cili shpëton ndeshjen e tij, me grintën e treguar në minutat finale.
RAUL HIMENEZ 6 - Një bomber eksperimental në mungesë të dyshes Jonas-Mitroglu, por e bën detyrën. Transformon në gol me kokë topin e parë që prek, por gabon dyfishimin e rezultatit, me këmbë, në qendër të zonës, vetëm 100 sekonda më pas.
TRAJNERI RUI VITORIA 7 - Përjashtohet për protesta, duke e mbyllur eksperiencën e tij të parë nga tribuna, ndonëse publiku i pranishëm i thur elozhe rrëqethëse, sepse të përballosh Bajernin e Mynihut pa Hulio Sezarin, Luizaon, Gaitanin, Jonasin dhe Mitroglunë, dhe ta ndalësh në një barazim 2-2, duke i shkuar pranë edhe fitores, nuk është pak.
BAJERN MYNIH NOJER 5 - Kurrë nuk është parë më i pasaktë sa dje në dalje. E shëmtuar pamja te goli i Raul Himenezit.
LAHM 7 - Feston ndeshjen rekord për një futbollist gjerman në Champions (barazon me 103 prezenca Oliver Kahnin). Sistematik në sulmet në krahun e djathtë dhe krosimet e tij me dopio-shifra: nga njëri prej këtyre lindi goli i Vidalit.
KIMISH 6 - Sërish jashtë rolit me ndonjë pasaktësi të vogël, por kurrë nuk bëri gafa ashtu si në ndeshjet e fundit kundër Juves. HAVI
MARTINEZ 5,5 - Engjëll dhe djall: i shpëton Raul Himenez te goli i parë i portugezëve dhe rrezikon dy herë kartonin e kuq në fund... Por i shërben ai Mylerit me spondin me kokë te goli i dytë.
ALABA 5,5 - Në balotazh me Martinezin për fajin te goli i parë i portugezëve, por rikthehet më në fund në korsinë e tij. Nuk shtyn përpara: krizë e vogël identiteti.
KSABI ALONSO 6,5 - Tashmë luan me lëvizje të ngadalë- suara, por mbetet gjithnjë i bukur për t'u parë nga ata që dashurojnë regjisorët (Nga 90´ BERNAT, PA NOTË).
VIDAL 7 - Shënon dy herë në 180 minutat kundër Benfikës, shpërdoron edhe golin e tretë në disa raste. Nuk kemi pse ta fshehim: gjysmëfinalja është gatuar nga mielli i thesit të tij.
TIAGO ALKANTARA 6,5 - Është mbi të gjitha falë brazilianit nëse Bajerni rrit shpejtësinë në momentet më delikate të ndeshjes...
DUGLAS KOSTA 7,5 - Më i miri në fushë: luan me vazhdimësi të jashtëzakonshme në rendiment, vrapon dhe mendon më shpejt se të tjerët, godet edhe shtyllën me një diagonale. Braziliani i rikthyer në nivelet më të larta si ato në fillim të sezonit.
RIBERI 5,5 - I papërmbajtshëm për një pjesë loje në Mynih, por shumë pak efikas në Lisbonë. (Nga 90´ GËCE, PA NOTË).
MYLER 6,5 - Talenti i të qenit gjithmonë në pozicion dhe kapaciteti gjeometrik i lojës në zonë. Gjysmë bomber zone dhe gjysmë sulmues i dytë, me një si Tomas është e kot të humbësh kohë duke menduar një taktikë që ta ndalësh. Ai shënon golin e 36-të në 78 ndeshje të Ligës së Kampioneve. Zëvendësohet në të 83-tën nga LEVANDOVSKI (PA NOTË).
TRAJNERI JOSEP GUARDIOLA 7 - Kalon për të shtatën herë në 7 tentativa në gjysmëfinalet e Champions-it, por mrekullia e shtatë është edhe më e bukur, duke parë pamundësinë për të rreshtuar qendërmbrojtës (të dëmtuar) dhe Levandovskin. Mungesa e polakut u duk një tjetër zgjedhje ekstravagante e tij, por Pep nënvizoi se ky ishte një "dënim" për sulmuesin, pas një aksidenti rrugor.