Tulipanët tentojnë Van Galin si trajner
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Fundi i këtij sezoni mund të sjellë lëvizje të shumë trajnerëve. I pari që do të krijojë efektin domino është numri një i Mançesterit të Junajtid.
Luis Van Gal kërkohet nga Federata e Futbollit të Holandës dhe këta të fundit e shohin si njeriun e duhur për të nisur një projekt të ri.
Gjatë kësaj kohe është përfolur shumë se trajneri i ardhshëm i Junajtid do të jetë Hoze Murinjo dhe Van Gal mund të punojë me qetësi në kombëtaren e vendit të tij. Megjithatë, i pyetur për këtë çështje trajneri holandez nuk ka dashur të shprehet duke thënë se është trajner i Junajtid.
"Nuk kam dijeni për këto lajme, sepse po mendoj vetëm për ekipin tim", ka thënë Van Gal duke mos dashur të krijojë të tjera polemika mbi të ardhmen e tij. Van Gali ishte trajner i Holandës përpara se të merrte drejtimin e Junajtid dhe arriti të shkonte deri në gjysmëfinalet e kampionatit Botëror "Brazil 2014".