e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Barça e lodhur, 100 mijë kilometra më shumë se Reali

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Barça e lodhur, 100 mijë kilometra më shumë se Reali

Barcelona dhe Reali i Madridit do për ballen këtë fundjavë në një ndeshje që për merengesit cilësohet si "treni i fundit" në garën për titull kampion. real - barcaNë fakt, kalendari bëri që lojtarët e secilit ekip të mos jenë në formën e tyre optimale, për shkak të impenjimeve me ekipet kombëtare. Nuk bëhet fjalë vetëm për ndeshje të mërkurën, por edhe për mijëra kilometra udhëtim që janë detyruar të bëjnë.

Duke parë që shumica e lojtarëve janë amerikanojugorë, edhe distancat e përshkruara janë me të vërtetë të mëdha. Gjithsesi, ata që janë penalizuar më tepër, janë katalanasit.

Futbollistët e Luis Enrikes së bashku kanë përshkruar 189,660 kilometra, plot 100 mijë më tepër se të besuarit e Zinedin Zidan. Një element që nuk mund të nënvlerësohet, kur bëhet fjalë për futbollistë si Luis Suarez, Havier Maskerano apo Lionel Mesi.

Ai që kryeson për merengesit është Hames Rodrigez me 20 mijë kilometra dhe në fakt nuk pritet që të jetë në formacion. Një favorizim për Realin, por janë shumë elementë të tjerë që i bëjnë të mos jenë favoritë. Do luajnë në "Kamp Nou" dhe përballë do kenë një skuadër që nuk njeh humbje prej shumë kohësh.

Zidan

Trajneri i Realit ka pasur një bisedë me futbollistët gjatë stërvitjes së djeshme. E përditshmja "Marca" ka arritur të zbulojë përmbajtjen: "Nuk duhet të turpërohemi. Është një ndeshje ku kemi shansin e duhur për të vërtetuar se meritojmë më tepër dhe jemi ekip me karakter. Asnjë ndeshje nuk është e lehtë, sidomos në 'Kamp Nou'. Gjithsesi, nuk duhet të humbasim përqendrimin, pasi është elementi që mund të vulosë fatin e sfidës", u ka thënë francezi.

Precedentët

Të shtunën do jetë "El Clasico" i 232-të (92 fitore Reali, 91 fitore Barcelona, 48 barazime). Në të gjithë historinë, ndeshja pas grumbullimit të lojtarëve me ekipin kombëtar ka rastisur në 24 raste. Prej tyre, Barça ka triumfuar dy herë, tetë kanë qenë barazim dhe vetëm katër kanë rezultuar të suksesshme për madrilenët. Madje, hera e fundit që Reali ka triumfuar në një "El Clasico" pas ndeshjeve të kombëtareve ka ndodhur më 26 shkurt 2000, kur ekipi i Del Boskes fitonte 3-0 ndaj atij të Van Galit. Ndërkohë, ndeshja e fundit në një situatë të tillë, RealBarcelona, përfundoi me rezultatin 0-4 dhe me tifozët vendës që nisën të brohorasin "Florentino dorëhiqu".