Kaka: Tifozët e Realit nuk i janë mirënjohës Ronaldos
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Kaka ka komentuar situatën e Realit të Madridit, duke shprehur besim që Zidan do arrijë të shkëlqejë në pankinë.
Ai ka theksuar se është e vështirë që të përmbyset diferenca me Realin, por nuk është dakord me sjelljen e tifozëve kundrejt liderëve të ekipit, mes të cilëve Kristianon...
Si e shikoni garën për titull kampion në Spanjë?
Dhjetë pikë diferencë midis Realit dhe Barcelonës janë shumë, për një kampionat si ai spanjoll. Gjithsesi, uroj që madrilenët të fitojnë në "El Clasico", për të qenë më e nxehtë gara.
Keni besim se Zidan do jetë i suksesshëm si trajner?
Po. Unë e njoh dhe e di që ai mund ta bëjë shkëlqyeshëm atë detyrë. Më vjen mirë që e nisi pikërisht te Reali, pasi është klubi që njeh në detaje dhe do punojë pikërisht për gjërat që duhen përmirësuar. Gjithsesi, ka gjithashtu nevojë për kohë dhe besim.
Shpeshherë tifozët madrilenë po kritikojnë yjet e tyre. Pse ndodh kjo?
Së pari, ndodh sepse Reali është një klub i madh dhe është mësuar që të fitojë trofe të rëndësishëm çdo vit. Edhe investimet bëhen për të qenë në majë. Por, edhe sjellja e tyre me lojtarët kryesorë nuk është e hijshme. Kam parë që vërshëllejnë Ronaldon. Më duket e pavend.
Pse?
Në të shkuarën janë vërshëllyer edhe lojtarë si Kasijas apo Raul. Nuk është diçka e re ajo që ka ndodhur me Kristianon. Por, tifozët nuk duhet të harrojnë që ai është futbollisti me statistikat më të mira në histori. Njeriu që i ka udhëhequr te spektakli dhe te triumfi në vitet e fundit. Nuk mund të tregohen mosmirënjohës.