Tuhel: Ishim të shkëlqyer, do të luftojmë deri në fund
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Tomas Tuhel nuk e shikon si një shans të humbur barazimin në shtëpi, edhe pse me një fitore Dortmundi i tij do ta kishte reduktuar në vetëm dy pikë diferencën me Bajernin kryesues.
"Jam shumë i kënaqur nga loja në mbrojtje gjatë pjesës së parë. Veçanërisht në 30 minutat e para ishim thjesht të shkëlqyer. Gjatë 90 minutave nuk e humbëm kurrë rendin në fushë. Të mos harrojmë se është shumë e vështirë t'i shpëtosh presingut të Bajernit gjatë gjithë ndeshjes dhe ne ia dolëm.
Në fund u prodhua një ndeshje e niveleve shumë të larta dhe argëtuese për të gjithë. Situata në renditje është e pandryshuar dhe ne do të vazhdojmë të qetë rrugën tonë. Nuk jam aspak i zhgënjyer. Do të luftojmë deri në fund", deklaroi trajneri i Borusias