e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Pep: Kimish bllokoi Aubamejangun, na presin 9 finale

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Pep: Kimish bllokoi Aubamejangun, na presin 9 finale

Është hera e parë që Ba jerni nuk fiton dot në dy ndeshje radhazi. pep guardiolaTrajneri Pep Guardiola ka komplimentuar lojtarët e tij, por edhe homologun e Dortmundit për përgatitjen e mirë të lojës. Pas barazimit pa gola, trajneri spanjoll është i kënaqur me barazimin.

Z. Guardiola, i përmbushi pritshmëritë klasikja e Gjermanisë?

Ishte një duel shumë i bukur si për ne, Dortmundin, fansat dhe futbollin gjerman. Të dyja skuadrat ishin mjaft sulmuese, edhe pse Dortmundi pati një skemë mjaft mbrojtëse. Në 20 minutat e para patëm probleme me presingun dhe koordinimin, pasi luajtëm edhe me markim kokë më kokë. Ndërsa në pjesën e dytë ishim më prezentë dhe të rrezikshëm në fushë. Na mungoi saktësia dhe lidhja mes lojtarëve. Nuk ishim të saktë në pasime dhe në shënjestrën drejt kuadratit. Të tilla ndeshje i vendosin detajet e vogla. Ato pak shanse duheshin shfrytëzuar më mirë. Donim të fitonim, por nuk ia dolëm.

Jeni i kënaqur me barazimin?

Dortmundi nuk është vetëm një ekip kundërsulmues, por edhe mjaft difensiv. Tomas Tuhel është një supertrajner. E kishte përgatitur shumë mirë lojën. Për mua ishte hera e tretë që vij në Dortmund ku dy herë kam fituar dhe këtë herë barazova. Me këtë rezultat pajtohemi të gjithë, pasi të tria rezultatet ishin të mundshme. Është e pamundur të paralizosh Dortmundin duke mos i lejuar asnjë kundërsulm.

Arritët të mbanit diferencën me pesë pikë. Si janë shanset për titull?

Nëse Dortmundi nuk do të ekzistonte, atëherë Bajerni do ishte shpallur kampion. Dhe e kundërta, nëse s'do ishte Bajerni, Dortmundi do ta kishte fituar titullin. Për ne në fazën e mbetur çdo sfidë do jetë si një finale. Edhe Dortmundi do jetë në gjendje të fitojë nëntë ndeshjet e mbetura.

Në fund të ndeshjes u duk sikur e kritikuat Kimishin. Çfarë i thatë atij?

Po ju jap një këshillë juve gazetarëve: Nëse do flisni me Kimishin, duhet të mbani qëndrim të drejtë. Ai ka luajtur në Champions duke u bërë ballë sulmuesve të mëdhenj të Juventusit. Këtë herë stopoi Aubamejangun. Ju lutem, mos thoni më që nuk është qendërmbrojtës. Komplimente Joshua Kimishit! Unë e adhuroj këtë djalosh. Ai e ka pasion të madh futbollin. Kimish është i kompletuar dhe dua të falënderoj Mikael Reshken që e solli këtë lojtar në Mynih.