e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Dortmund 0-0 Bajern Mynih/ NOTAT

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Dortmund 0-0 Bajern Mynih/ NOTAT

BORUSIA DORTMUND

dortmund bajernBYRKI 7 - Fillimi nuk është premtues dhe tremb se do të bëjë një ndeshje si ajo e ndeshjes së shkuar. Por shpëton një gol të sigurt, fillimisht ndal Kostën që iu drejtua i vetëm përballë dhe më pas devijon në traversë edhe bombën e Vidalit.

PIZÇZEK 6.5 - Luan në pozicionin e qendërmbrojtësit të djathtë dhe është gjithnjë i përpiktë në mbylljet e kundërshtarëve, veçanërisht të krosimeve që vijnë nga e djathta.

BENDER 6 - Kontrollon mirë Levandovskin bashkë me Humelsin. Sulmuesi polak nuk bëhet kurrë i rrezikshëm ndaj ish-skuadrës së tij.

HUMELS 6.5 - Një mur i pakalueshëm ndaj të cilit përplasen shpesh sulmuesit e Bajernit. Por ka një të metë të vogël në fazën e ndërtimit të lojës.

DURM 6 - Lëvizja taktike e Tuhelit tregoi se ishte e goditur veçanërisht në pjesën e parë, kur mbrojtësi i krahut ndihmon shumë Mkhitarjanin në fazën ofensive. Në pjesën e dytë tërhiqet gradualisht, për t'u kujdesur për tepër për markimim e Duglas Kostës dhe Riberisë.

VAIGL 5.5 - Bajerni ushtron mirë presing dhe shpesh e kalon markimin e mesfushorit të ri, i detyruar për t'i ndjekur nga pas më shumë se një herë kundërshtarët.

GYNDOGAN 5 - Ndeshje nën ritmet e regjisorit, i cili mund të ndjekë Guardiolën te Mançester Siti. Gabon shumë topa dhe nuk arrin t'i japë impuls manovrës sulmuese (Nga 91´ Shahin, pa votë).

SHMELCER 5.5 - Nuk duket kurrë përpara, mjaftohet vetëm me detyrën për të kufizuar dëmet që mund të shkaktojë Robeni.

MKHITARJAN 6 - Pjesë e parë e mirë, ku shfaqet në gjithë gjerësinë e fushës dhe ofron topa joshës për Rojsin dhe Aubamejangun. Por në pjesën e dytë, rendimenti i tij bie ashtu si i gjithë shokëve.

AUBAMEJANG 6 - Më i rrezikshmi i bandës së Tuhelit shpërdoron golin në disa raste dhe është një rrezik konstant për defensivën e Bajernit falë shpejtësisë së tij.

ROJS 5 - Gabon disa kontrolle topi në pozicione shumë të rrezikshme, duke shpërdoruar situata shumë të favorshme për Borusian. I rënduar në fushë (Nga 81´ Ramos, pa votë).

TRAJNERI TUHEL 7 - "Është një super, super, super, super.... trajner", tha Guardiola pas ndeshjes. Një kompliment i tillë nga njëri prej më të mirëve në këtë lojë, është nder i madh. Ka hyrë në ADN-në e Borusias së Klopit.

BAJERN MYNIH

NOJER 6 - Pasdite mjaftueshëm e qetë për numrin 1 në botë, i cili i bën pis dorezat vetëm nga goditja e Aubamejangut në pjesën e parë.

LAHM 6.5 - Kapiteni ofron provën e tij të radhës bindëse, duke marrë pjesë në mënyrë të vazhdueshme në të dyja fazat me topa interesantë.

KIMISH 5.5 - Aubajemang i afrohet në më shumë se një rrethanë, duke shfrytëzuar hapin e vogël të mesfushorit të improvizuar mbrojtës. Por ai bën një provë bindëse dhe jo më kot Guardiola iu afrua duke dhuruar shou pas vërshëllimës finale.

ALABA 6 - Sërish në qendër të mbrojtjes dhe tregon për të disatën herë se mbetet lojtari më i besuar i Bajernit në çdo rol të tij në fushë. Kush kalon pranë tij, e ka të pamundur ta lërë pas. BERNAT 6 - Vuan pak në pjesën e parë, sepse Borusia sulmon në trajektoren e tij. Por në pjesën e dytë e bllokon Rojsin.

ALONSO 6 - Topat e tij të gjatë janë gjithnjë të shkëlqyer dhe ai është fari i mesfushës së Guardiolës. Por përshtypja është se nuk ka më pasimin e ditëve të tij më të mira (Nga 91´ Benatia, pa votë).

VIDAL 7 - Më i miri në fushë. Lufton si luan në mesfushë dhe bën të ndihet prezenca e tij në fushën kundërshtare. Thyen aksione pa fund dhe golin ia mohojnë vetëm reflekset e Byrkit dhe traversa.

ROBEN 6 - Pesë tentativa drejt portës së Byrkit mbajnë firmën e holandezit fluturues. Por egoizmi i zakonshëm i tij bëjnë të nervozohet edhe ndonjë shok në fushë. I rrezikshëm, por shumë individualist.

MYLER 5.5 - Shpërdoron disa raste të rëndësishme dhe nuk hyn kurrë në ndeshje. Vrapon shpesh pa busull në 1/ 3-tat e fundit të fushës dhe nuk kuptohet me Robenin.

DUGLAS KOSTA 6 - Ka rastin më të mirë të ndeshjes në pjesën e parë, por e shpërdoron duke goditur Byrkin. Shpejtësia e tij është marramendëse dhe çmend mbrojtësit kundërshtarë, por nuk ishte në ditën e tij më të mirë. (Nga 75´ Riberi, pa votë).

LEVANDOVSKI 5 - Projektorët janë të drejtuar tek ishsulmuesi i "Signal Iduna Park", i cili nuk bëhet kurrë i rrezikshëm nga anët e Byrkit. Mbrëmje negative për kryegolashënuesin e Bundesligës.

TRAJNERI GUARDIOLA 5.5 - Bajerni erdhi për ta fituar ndeshjen dhe i pati rastet. Por në minutat e fundit i mungoi guximi. Me një fitore mund ta kishte mbyllur sërish kapitullin e titullit.