e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Futet gjyqtari moviolë, zbehet kartoni i kuq

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Futet gjyqtari moviolë, zbehet kartoni i kuq

Tani është zyrtare! Në ligat elitare të Europës do të testohet analiza në video nga një gjyqtar moviole, duke u ardhur në ndihmë gjyqtarëve gjatë një ndeshjeje futbolli.Will Qatar get a red card (a soccer official's way of signaling a player has been ejected) for labor practices at World Cup-related construction sites?

Bordi Ndërkombëtar i Futbollit (IFAB), i mbledhur në Kardif me tetë anëtarët, mes të cilëve edhe presidenti i FIFA-s, Infatino, vendosi që ky lloj filmimi të lejohet pas dy sezonesh në nëntë liga. Faza e testimit do të zgjasë dy vite dhe do të startojë më 1 qershor 2016.

Si do të bëhen videot Në fazën e testit gjyqtari moviolë do të qëndrojë në një kabinë me televizorë ose në një furgon transmetimi me shumë televizorë ku do të analizojë skenat gjatë lojës, por nuk do të ndikojë në vendimet e gjyqtarit.

Kur faza e testit të nisë sezonin e ardhshëm, gjyqtari moviolë do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në vendimet e arbitrit kryesor që nga sezoni 2018- 2019. Më pas vendimi do të jepet brenda 12-15 sekondave pa ndërprerje loje, pasi komunikimi do të bëhet me kufje nëpërmjet valëve. Ndëshkimi i trefishtë Lajmi i mirë nga mbledhja e Kardifit është edhe ndryshimi i ndëshkimit të trefishtë.

Nga muaji qershor, si dhe në Europian do të modifikohet ky rregull. Pas një faulli në zonën e rreptësisë, "dëmtuesi" nuk do të ndëshkohet direkt me karton të kuq, por me penallti dhe karton të verdhë.

Ndëshkimi i trefishtë do të jetë në fuqi vetëm kur lojtari nuk ka shans të prekë topin dhe si pasojë gjymton kundërshtarin.

"Ne morëm një vendim historik për futbollin. Treguam që dëgjojmë zërin e fansave dhe lojtarëve", tha presidenti i FIFA-s, Xhani Infatino.