Trukimet, prokuroria zbardh detajet e 'mekanizmit Bizhdili'
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Bizhdili ne tribune feston fitorenProkuroria e Tiranës përfundon më në fund hetimet ndaj presidentit të Besës, Nexhat Bizhdili. Dosja penale, me të gjitha materialet e mbledhura, do t’i dorëzohet gjykatës për nisjen e procesit gjyqësor. Presidenti i Besës, Nexhat Bizhdili, sipas Prokurorisë, akuzohet se ka kryer veprën penale të “paracaktimit të rezultateve në garat sportive” nga disa shtetas maqedonas, serbë, si dhe shtetasi i njohur me emrin “Nexhi”, i cili më pas rezultoi të ishte Shpëtim alias Nexhat Bizhdili, i cili pritet të merret i pandehur. Këta shtetas, sipas prokurorisë, kanë influencuar në paracaktimin e garave sportive në 7 ndeshje mes Kategorisë Superiore dhe kampionateve të të rinjve U-19 dhe U-17, me qëllim fitimin pasuror. Institucioni i akuzës ka zbardhur detajet për të gjitha ndeshjet e dyshuara për trukim:
Apolonia-Besa 2-1
Për ndeshjen e datës 25.11.2012, Apolonia-Besa (2-1), i pandehuri ka kërkuar të flasë me ndonjë nga lojtarët e Apolonisë për t’u dhënë një “tridhjetëçe” (siç shprehet ai), ka folur me gjyqtarin kryesor të ndeshjes Ervis Peza, anësorin Denis Agaraj, ku këtij të fundit i ka thënë se donte, që ai ta favorizonte skuadrën e tij. Gjithashtu, i pandehuri ka vënë në dispozicion shumën e 15.000 dollarëve, ose këtë shumë në lekë ose euro, për t’ua dhënë 2-3 lojtarëve të Apolonisë dhe gjyqtarëve.
U-17/ Lushnja-Besa 1-2
Në ndeshjen e datës 2.12.2012 me ekipeve U-17 Lushnja-Besa (1-2), ka kryer veprime me qëllim që të rinjtë kavajas t’ua linin 3 pikëshin lushnjarëve, pasi ishin në vend të fundit. I pandehuri ka folur me trajnerin e Besës U-17, të cilit i ka kërkuar ta linte lojën për Lushnjën me premtimin se do t’ia gjente më pas këto pikë. Trajneri nuk ka pranuar ta bëjë dhe kjo ndeshje është fituar nga Besa me rezultatin 2-1.
Tomori-Besa 1-0
Në bisedën që i referohet ndeshjes së datës 16.2.2013 në Berat, Tomori-Besa (1-0), meqë beratasit kishin dalë, ai ka kërkuar që t’jua linte 3 pikët, kundrejt një shume prej 1 mln lekësh.
U19/ Dinamo-Besa 0-0
I pandehuri ka influencuar për paracaktimin e rezultatit të ndeshjes që zhvillohej në datën 24.2.2013 mes ekipeve U-19 Dinamo-Besa, për të fituar skuadra kavajase. Kjo do të realizohej, duke futur lojtarët rezervë, të dobët, ku edhe në qoftë se ndeshja dilte në favor të Dinamos, do të bëhej ndonjë gabim në protokoll dhe fitorja do të merrej në tavolinë. Por i pandehuri duhet të kapte edhe gjyqtarin. Kjo ndeshje në fakt përfundoi 0-0, pavarësisht veprimeve të kryera nga i pandehuri.
Besa–Shkumbini 1-1
I pandehuri ka folur me gjyqtarin kryesor të ndeshjes së datës 24.2.2013, Besa–Shkumbini dhe gjithashtu me gjyqtarin Lorenc Jemini, i cili ka marrë përsipër të flasë me anësorë, për të paracaktuar rezultatin e saj në favor të skuadrës së Besës. Gjyqtarit kryesor, i pandehuri Shpëtim Bizhdili i ka thënë se e kishte parasysh vetë, me dy të tjerët kishte folur, prandaj të bënte të pamundurën, pasi nuk rrezikonte. Pavarësisht sa më sipër, ndeshja Besa-Shkumbinit u mbyll në barazim 1-1.
Besa-Tirana 2-1
Nga ana e të pandehurit janë kryer veprime në funksion të përcaktimit të rezultatit edhe për ndeshjen Besa-Tirana, e luajtur më 10.3.2013. Ai ka biseduar me gjyqtarin kryesor dhe me përfaqësuesin e klubit Tirana, ku të parit i ka kërkuar ndihmën e tij gjatë gjykimit të ndeshjes dhe në dhënien e kartonëve, ndërsa shtetasi tjetër do ta ndihmonte me anë të tifozëve dhe këshilla mbi formacionin e Tiranës. Përfundimisht, ndeshjen me Tiranën e ka fituar skuadra e Besës, me rezultatin 2-1.
Besa-Luftëtari 2-0
Në ndeshjen e datës 17.3.2013, Besa-Luftëtari, i pandehuri ka ndërhyrë që të hiqej gjyqtari i caktuar për këtë sfidë dhe të vihej një gjyqtar nga Tirana. Megjithëse gjyqtari nuk është ndryshuar, i pandehuri i ka kërkuar këtij të favorizonte ekipin e tij. Kjo ndeshje është fituar 2-0 nga skuadra e Besës.
I pandehur
Me këto veprime: marrëveshja me gjyqtarët për ta favorizuar gjatë ndeshjeve, tentativa për të paguar lojtarë të ekipeve kundërshtare dhe gjyqtarët për të fituar takimet, urdhrat për trajnerit e lojtarëve e tij të humbisnin ndeshjen për t’i dhënë fitoren skuadrës tjetër etj., Bizhdili ka konsumuar elementët e veprës penale të “paracaktimit të rezultateve në garat sportive” parashikuar nga neni 197/a, i cili parashikon se “kryerja e veprimeve ose mosveprimeve për paracaktimin e rezultateve në garat sportive, kombëtare dhe ndërkombëtare, në kundërshtim me parimet e lojës së ndershme, përbën kundërvajtje penale”.