Perez: Ronaldo, lojtari me i paguar ne bote
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Reali i Madridit nuk ka ndërmend që të heqë dorë nga Kristiano Ronaldo. Duke folur në mediat spanjolle, presidenti i ekipit, Florentino Perez bën të ditur se shumë shpejt përfaqësues të klubit do të takojnë agjentin e Ronaldos për të folur në lidhje me kontratën e re të lojtarit. Kuptohet shumë mirë se kontrata në fjalë do të jetë e përmirësuar për sa i përket termave ekonomikë të saj. “Dua që Ronaldo të jetë lojtari më i paguar në botë”.
Deklarata e presidentit Perez i tregon që të gjitha. Ndërkohë, presidenti i është kthyer për një moment edhe merkatos së verës së kaluar. Në media u fol për një ofertë nga PSG, për portugezin, i cili shprehej se nuk ndihej i kënaqur te Reali i Madridit. “Nuk e di nëse kam pasur një ofertë nga PSG”.
Ndërohë Perez, vijon më tej duke folur sigurisht për pjesën që i intereson më shumë, asaj të nënshkrimit të një kontrate të re me yllin portugez. “Kam kontaktuar me Ronaldon e i kam bërë të ditur se do të bëj gjithçka që është e mundur që ai të ndihet mirë te skuadra jonë. Na ndodh që të gjithëve që të kalojmë një moment të vështirë.
Ronaldo tashmë ka lënë pas gjithçka e po luan shumë mirë”. Vetë presidenti bën të ditur se në asnjë moment Murinjo nuk i ka kërkuar që të shesë mesfushorin. “Nuk e kuptoj se përse do të më kërkonte Murinjo një gjë të tillë, kur Ronaldo ishte lojtari më i mirë në skuadrën tonë.
Sjellja e Ronaldos ka qenë shembullore, ai nuk ka pasur asnjëherë probleme me shokët e skuadrës. Ai është lojtari më i mirë në botë dhe dua të paguhet si i tillë”, deklaron presidenti madrilen. Në fund një koment i shkurtër edhe për Murinjon, trajnerin në ikje. “Askush prej lojtarëve nuk më ka folur kundër tij.
Që të gjithë kanë qenë të kënaqur nga puna e trajnerit, që për mendimin tim është një ndër më të mirët në qarkullim, kështu thonë edhe lojtarët. Klop? Është një trajner i mirë dhe ai, më pëlqen”. Asnjë fjalë për Jup Heinkes, trajnerin kampion të Europës. Sipas medieve gjermane ai mund të jetë “plani B”, në rast se nuk do të gjendet marrëveshja me PSG për Ançelotin