De Biazi: Pres tjeter Norvegji Duhet 110%, 100% nuk mjafton
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
“Është një ndeshje tepër e rëndësishme, por jo vendimtare. Nëse e shikon kalendarin, kupton se nuk është vendimtare”. Kështu trajneri i Shqipërisë, Xhani De Biazi kërkon të eliminojë euforinë e shqiptarëve që kanë filluar të shikojnë “ëndrra me botëror”, kur ende kemi edhe gjysmën e ndeshjeve për të luajtur në grupin tonë eliminator. Tekniku italian e ka nisur dje zyrtarisht përgatitjet për ndeshjen kualifikuese të 7 qershorit me Norvegjinë në Tiranë.
Kundërshtari
Do të jetë një sfidë e rëndësishme. Madje më e rëndësishmja në këtë edicion eliminator. Por nëse i fituam në shtëpinë e tyre më 22 mars, nuk do të thotë se në “Qemal Stafa” do jetë gjithçka më e lehtë. Arsyet se përse do jetë më e vështirë, i shpjegon De Biazi: “Pres një Norvegji që do të jetë 30 herë më e motivuar sesa në ndeshjen e parë. Të flasim ndershmërisht, duhet të themi se edhe na nënvleftësuan disi. Norvegjia është skuadër shumë shtatlartë, shumë e fortë fizikisht. Gjysma e skuadrës luan në Norvegji dhe Suedi që kanë vetëm 4 muaj që kanë nisur kampionatin. Goditjet standarde i kanë të rrezikshme. Edhe rivëniet anësore shumë efikase, ndonëse Rise këtë herë nuk do të jetë. Kujdes nga shtatlartësia e Hangelandit”, thekson trajneri.
Historia s’vlen
Në 1999, Shqipëria e drejtuar nga Astrit Hafizi i shkoi shumë pranë fitores, kur në shtëpinë e norvegjezëve, në Oslo, udhëhiqte 2-0, për t’u barazuar më pas në minutat e mbetura në 2-2. Gjithsesi, për kohën ishte një rezultat i madh për kuqezinjtë. Por në ndeshjen e kthimit, në Tiranë, Tore Andre flo me shokë na mundën 2-1. Për teknikun italian e kaluara vlen pak, për të mos thënë fare në rastin konkret. Kanë ndryshuar shumë gjëra, që nga lojtarët e deri te potenciali i skuadrave: “Nuk më intereson fakti se kemi humbur në Tiranë ndaj tyre më 1999, pasi barazuam 2-2 në Oslo. Çdo ndeshje ka historinë e saj. Kanë kaluar shumë kohë që atëherë, lojtarët janë të tjerë për të dyja skuadrat”.
Forma fizike
Por megjithatë, situata aktuale nuk është shumë e favorshme, sipas gjykimit të numrit një të pankinës së Shqipërisë. I thekson se këtë herë do të kemi një minus jo të vogël, faktin se pjesa dërmuese e lojtarëve tanë kanë mbyllur kampionatet përkatëse dhe nuk janë në formën më të mirë, ndërsa kundërshtarët janë në kulmin e aktiviteteve të tyre futbollistike. “Ne jemi shumë më dobët fizikisht sesa ata, nënvizon De Biazi. Lojtarët tanë kanë përfunduar kampionatet e tyre. Do të uroja që ndeshja të ishte më e lehtë, por e di se nuk do të jetë e tillë. Duhet të japim 110 për qind, as 100 për qind nuk mjafton, por unë jam i bindur se futbollistët janë të përkushtuar, e duan shumë fanellën dhe duan që të shkojnë në Botëror. Ata e duan këtë gjë më shumë se kushdo tjetër. Ndaj Norvegjisë ne nuk do të luajmë për barazimin ndaj Norvegjisë, por për fitoren. Nëse nuk e arrijmë, ndoshta mund të kënaqemi me barazimin. Unë hyj në ndeshje për të fituar”.
Botërori
Që nga dita e parë e krijimit të Kombëtares, pjesëmarrja në Botëror ka qenë një ëndërr e madhe. Por këtë herë realizimi i kësaj ëndrre është më pranë se kurrë. Jemi në një grup të ekuilibruar, pa emra të mëdhenj dhe pas 5 ndeshjeve të para, jemi të dytët, me 9 pikë, po aq sa edhe Islanda, dhe 2 më pak se Zvicra e vendit të parë. “Ne duam që të shkojmë në Botëror, ne kemi shanse, por në futboll ndodh gjithçka”, na kujton De Biazi, për të na ulur me këmbë në tokë: “Kur erdha për të nisur punën me këtë ekip, askush nuk besonte tek ai, pasi nuk kishte lojtarë. Mendonin se do të dilnim në vend të 5-të, të 6-të. Tani synojmë Botërorin dhe nëse nuk shkojmë do të na duket tragjedi. Ja pra, kështu është futbolli”.
Kontrata
Puna e mirë e De Biazit me Shqipërinë nuk ka kaluar pa u vënë re. Ai ka një kontratë deri në fund të eliminatoreve me FSHF-në, por shqiptarët janë dashuruar shpejt pas tij dhe nuk duan ta lënë të ikë. Vetë italiani i ka turbulluar ujërat, pasi herë pas here deklaron se është hapur për një ofertë nga Seria A apo La Liga, gjë që e largon gjithnjë e më shumë nga Shqipëria në fund të këtij edicioni. I pyetur për këtë, para gazetarëve shqiptarë ai thotë se për rinovimin do të flasë kur ta thërrasë FSHF-ja: “Për kontratën time, nuk nxitohem. Do të më pëlqente të rinovoja, por e kam lënë në dorë të presidentit Duka. Kemi marrëdhënie shumë të mirë, të sinqertë. Nuk flasim shpesh, sepse nuk dua ta bezdis. Kur FSHF të më thërrasë, do të bisedoj për kontratën e re”, përfundon konferencën për shtyp trajneri Xhani De Biazi.
Lista e Kombëtares
Portierë
1. Samir Ujkani (Kievo)
2. Etrit Berisha (Kalmar)
3. Orges Shehi (Skënderbeu)
Mbrojtës
4. Admir Teli (Karabak)
5. Debatik Curri (Gençlebirligi)
6. Mërgim Mavraj (Grojther Fyrth)
7. Renato Arapi (Skënderbeu)
8. Tefik Osmani (Teuta)
9. Armend Dallku (Vorskla)
Mesfushorë
10. Jurgen Gjasula (Duisburg)
11. Migjen Basha (Torino)
12. Ansi Agolli (Karabak)
13. Armando Vajushi (Liteks)
14. Ervin Bulku (Sepahan)
15. Sabien Lilaj (Skënderbeu)
Sulmues
16. Azdren Llullaku (Gaz Metan)
17. Erjon Bogdani (Siena)
18. Edgar Çani (Katania)
* Trajneri Xhani De Biazi do të thërrasë edhe 8 lojtarë të tjerë më 1 qershor, pasi të përfundojnë detyrimet me klubet
Kombëtarja
Konfirmohen Gjasula dhe Llullaku. Bakaj, Hyka, Vangjeli, Kapllani e Sukaj mungojnë
Shqipëria, me listë të cunguar me 18 emra, shtohen 8 në qershor
Për të mësuar listën e plotë të futbollistëve, që Xhani de Biazi do të grumbullojë për ndeshjen e 7 qershorit ndaj Norvegjisë, do të na duhet të presim edhe pak. Kjo për faktin se tekniku italian, dje ka zbuluar zyrtarisht vetëm një listë të cunguar, me 18 lojtarë, të cilës më datën 1 qershor pritet t’i shtohen edhe 8 të tjerë, mes tyre shumica janë të impenjuarit ende me klubet e tyre, si Salihi, Vila, Kaçe etj. Ajo që bie në sy në listën e bërë publike të martën në mesditë nga italiani i pankinës kuqezi ka të bëjë me faktin se janë vetëm dy lojtarët debutues me kombëtaren: Jurgen Gjasula dhe Azdren Llullaku. Në këtë pjesë të dytë të listës bëjnë pjesë lojtarë si Ergys Kaçe, Vullnet Basha dhe Amir Abrashi. Për këta dy të fundit nuk mund të flitet me siguri se mund të luajnë ndaj Norvegjisë, për shkak se janë në pritje të hapjes së dritës jeshile nga FIFA-së për të luajtur me Shqipërinë, pasi më herët kanë provuar të veshin fanellën e Shpresës së Zvicrës.
Po ashtu, për shkak të dokumentacionit që nuk është ende i plotë, në listën paraprake mungon edhe mesfushori i Valadolidit, Valdet Rama, që debutoi me kuqezinjtë në miqësoren e zhvilluar pas triumfit të madh në Oslo, pikërisht ndaj Lituanisë në Tiranë. Ndërkohë që konfirmohet mungesa e Jahmir Hykës, Elis Bakajt dhe Kristi Vangjelit, por edhe Edmond Kapllanit apo Xhevair Sukajt, që kanë demonstruar formë të mirë në këta muajt e fundit. “Nuk kam thirrur Bakajn, sepse ka ardhur nga dëmtimi dhe se ka luajtur pak, kam folur vetë me të, sqaroi mungesat trajneri De Biazi. Edhe Vangjeli ka luajtur pak. Kapllanin dhe Sukajn i ndjek. Kemi një listë prej 40 lojtarësh nga e cila nxjerrim lojtarët që grumbullojmë për ndeshjet që luajmë, miqësore ose zyrtare. Këtë listë e kemi pasur 34, tani e kemi zgjeruar në 40. Janë lojtarë shumë të mirë, por ju e dini se konkurrenca në sulm është e madhe”, nënvizoi në fund De Biazi.
Konkurrenca
“Kemi një listë prej 40 lojtarësh nga e cila nxjerrim ata që grumbullojmë për ndeshjet miqësore ose zyrtare. Lista ka pasur 34, tani e kemi zgjeruar në 40. Janë lojtarë shumë të mirë, por ju e dini se konkurrenca është e madhe”