e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Neimar: Kur mendoj se do te luaj me Mesin, emocionohem

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Neimar: Kur mendoj se do te luaj me Mesin, emocionohem
Ylli brazilian Neimar ka realizuar ëndrrën e vet, pasi duke nisur që nga vera do të bashkohet me Barcelonën. Ai është shprehur shumë i emocionuar sidomos për faktin se do të luajë pëkrah yllit argjentinas, Lionel Mesi.

“Sinqerisht që kam filluar të ndjej emocionet. Kjo është një ëndërr që bëhet realitet. Të luash përkrah Mesit dhe futbollistëve të tjerë të jashtëzakonshëm te Barcelona më ka bërë të paduruar për të shkuar atje”.

Neimar ka thënë se ka qenë një vendim i vështirë për të të transferohet tek Barcelona, duke qenë se kërkohej edhe nga ekipe të tjera të rëndësishme, me në krye Real Madrid.

“Ishte një vendim i vështirë për t’u marrë, por unë e vendosa në këtë mënyrë bashkë me familjen time. Ata më kanë ndihmuar në mënyrë të jashtëzakonshme. Jam shumë i lumtur, por edhe pak i mërzitur se largohem nga Santos, ku kam qëndruar për shumë vite me radhë. Por më duhet të përfitoj nga ky rast që më është dhënë”, ka përfunduar ai.