e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Luis Suarez del hapur: Nuk mund ti thuhet jo Realit

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Luis Suarez del hapur: Nuk mund ti thuhet jo Realit
Luis Suarez është një prej sulmuesve më të kërkuar në këtë merkato dhe së fundmi për të ka shfaqur një interes të fortë Real Madrid. Ofertë e cila duket se do të pranohet nga ana e 26-vjeçarit, i cili ka thënë se Realit nuk mund t’i thuhet jo.

“Nuk ka asgjë konkrete por do të ishte gjithmonë e vështirë t’i thosha jo një oferte të Real Madrid.

E dashuroj Liverpulin për nëse më jepet mundësia, mund të shkoj në ndonjë vend tjetër. Kam vuajtur shumë kur isha fëmijë dhe nuk më pëlqen që gazetarët anglezë të më kritikojnë në mënyrë të padrejtë për sjelljet e mia dhe jo për atë që jap në fushë”, ka thënë Suarez nga grumbullimi i kombëtares së tij.

Liverpul ka insistuar se Suarez nuk është në shitje, por problemet që ka pasur në Angli, mund të bëjnë që ai të largohet. Aë më tepër kur kërkohet nga ekipe të tilla si Reali./b.l