Trukimet, nisen dosje me emra ne FSHF
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Futbolli shqiptar, ashtu sikundër edhe ai europian dhe botëror, është në qendër të ciklonit të trukimeve. Së fundmi mësohet se një tjetër dosje, për ndeshjet që dyshohet se janë trukuar në kampionatin tonë, ka mbërritur pak ditë më parë në Federatën Shqiptare të Futbollit. Burime të rezervuara pranë këtij institucioni bëjnë me dije për “Panorama Sport” se këtë herë, ndryshe nga raportet e vitit të kaluar, gjërat janë shumë më të hollësishme dhe të detajuara, çka lë të kuptohet se inspektorët e UEFA-s, të cilët merren posaçërisht me fiksimin e ndeshjeve, kanë shkuar përtej analizave duke u shkuar hetimeve deri në detaj.
“Përmenden emra zyrtarësh klubesh, detaje të bisedave të tyre, shifra konkrete për të ardhurat që kanë nga fiksimi i ndeshjeve, por jo vetëm”, – sqaron i njëjti burim. Zbulimi i kësaj dosjeje pritet ta tronditë së tepërmi futbollin shqiptar, i cili në vitet e fundit ka qenë shumë i lakuar për trukime të ndeshjeve.
Dosja - Fakti se këtë herë UEFA nuk është mjaftuar vetëm me analizën e ndeshjeve, por edhe me lëvizjet e parave dhe përgjimet e telefonave të zyrtarëve të bën të besosh se janë tashmë të gjitha të dhënat e nevojshme për ekzekutim edhe të urdhër-arresteve. Sakaq, nuk bëhet e ditur (ose më mirë mbahet i rezervuar si informacion), nëse këtë doje institucioni i futbollit europian ia ka nisur edhe Prokurorisë së Përgjithshme të Shqipërisë, ashtu sikundër pat bërë gjatë vitit të fundit.
Gjithsesi, fakti se dosja është dorëzuar në FSHF lë të kuptohet se, nëse hetimin e kësaj të fundit nuk do mund ta bëjë Komisioni i Etikës (ky i fundit ka thënë zyrtarisht se ka hetuar edhe disa dosje të ardhura më përpara në federatë, por pa mundur të dalë në konkluzione), atëherë federata do të jetë e obliguar që t’i kërkojnë ndihmën organit të akuzës në vend.
Trukimet - Sakaq, futbolli shqiptar më së shumti u trondit nga trukimet më 13 dhjetor 2011, kur në media u publikua një dosje e UEFA-s dërguar FSHF-së, në të cilën jepej alarmi për trukime të rezultateve në Superiore. Sistemi i sofistikuar i UEFA-s, i quajtur Sistemi i Zbulimit të Mashtrimeve të Basteve, BFTS, është një nga sitet kryesore të të gjithë kampionateve europiane.
Ky sistem monitoron paratë e luajtura për ndeshje të caktuara dhe lëvizjet e koeficienteve që, sipas specialistëve, sjell përcaktimin përfundimtar nëse një ndeshje është e fiksuar apo jo. Jo vetëm kaq, por edhe çdo lëvizje në fushë, karton i verdhë, karton i kuq dhe aksion, monitorohet për t’i dhënë një pasqyrë më të plotë panoramës së takimeve të trukuara.
Nisur nga sa më sipër, UEFA dërgoi një listë prej 13 ndeshjesh të sezonit 2010-2011, të konsideruara si të dyshuara për trukim. Pesë ndeshje të javës së 29-të të Superiores në sezonin 2010- 2011 rezultonin të trukuara dhe vetëm ndeshja Vllaznia- Tirana i kishte shpëtuar trukimit. Pas kësaj UEFA dërgoi edhe dy dosje të tjera, teksa nuk u mjaftua me kaq, por në Shqipëri erdhi edhe përfaqësuesi i zyrës juridike, Pier Korny. Ky i fundit pati një takim edhe në Prokurorinë e Përgjithshme, pikërisht në lidhje me bashkëpunimin sa më efikas dhe të ngushtë mes këtij institucioni, FSHF-së dhe UEFA-s.
UEFA dërgon agjentë sekretë në Shqipëri
“Panorama Sport”, pas hulumtimeve dhe dëshmive, publikoi para disa ditësh një lajm që lidhej direkt me faktin se UEFA tashmë e ka vënë në monitorim gjithë kampionatin shqiptar. Të dërguar të UEFA-s kanë nisur vëzhgimin nga afër të ndeshjeve të kampionatit shqiptar. Kështu konfirmohet se një përfaqësues i UEFA-s ka ndjekur në stadiumin “Gjirokastra” ndeshjen Luftëtari-Kukësi, e cila përfundoi 1-3. Mendohet se vëzhguesit e institucionit më të lartë të futbollit në Europë zgjedhin tri nga shtatë ndeshjet e çdo jave në Superiore për t’i vëzhguar. Deri më tani prania e tyre në stadiumet shqiptare është mbajtur sekret, pasi edhe në FSHF nuk japin sqarime. Gjithsesi, fakti që qeveria e futbollit është vënë në lëvizje për atë çka po ndodh në Shqipëri, do të thotë se situata këtë herë është marrë seriozisht.
“Po hetojmë Kategorinë Superiore”
Një ditë më parë Prokuroria e Përgjithshme, nëpërmjet një prononcimi zyrtar, konfirmoi se UEFA në mënyrë periodike ka sjellë direkt e në institucionin shqiptar të akuzës dosje për ndeshje që, sipas kësaj të fundit, rezultojnë me anomali serioze. “Nuk mundemi që të japim shumë detaje lidhur me protagonistët apo ndeshjet që kemi marrë nga UEFA, pasi janë në hetim e sipër dhe në të tilla kushte nuk mund të publikohen. Gjithsesi, konfirmoj se UEFA në mënyrë periodike, gjatë kohëve të fundit, e kam fjalën jo para një javë, dje apo sot, por diçka për përpara, ka sjellë zyrtarisht në Prokurori raporte për ndeshje të kampionatit shqiptar, të cilat rezultojnë si të dyshuara për trukim. Prokuroria ka lidhje dhe bashkëpunon me organizma të tilla si ‘Europol’-i”, pohoi për “Panorama Sport” zëdhënësi i Prokurorisë.