e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

El Sharaui: I lumtur me golin, jo me rezultatin

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
El Sharaui: I lumtur me golin, jo me rezultatin
Stepan El Sharaui është i kënaqur me golin që shënoi në derbi, por jo me rezultatin. “I lumtur që më në fund realizova golin tim në derbi, ndonëse ashtu siç shkuan gjërat ne duhet të fitonim. Sapo stopova topin mendova të gjuaja me të jashtmen, pasi i paraprija portierit.

Kemi shpërdoruar disa raste, por gjithsesi jam i lumtur që në klasifikimin e golashënuesve jam pas Kavanit”, – u shpreh sulmuesi italian. Më pas ai e përsërit se në derbi ishin dy pikë që u hodhën poshtë. “Në pjesën e parë duhet të ishim më të saktë para portës. Baloteli? Për të kjo sfidë qe e veçantë. U markua shumë, por për fat të keq nuk i shfrytëzoi rastet para portierit”.