'Djajte' mundin QPR, + tani 15 pike nga Siti
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Mançester Junajtid bën një tjetër hap triumfues drejt titullit numër 20. Nuk mund të jetë kurrsesi skuadra e fundit e Premier Ligës, QPR-ja, ajo që mund t’i pengojë “djajtë”, edhe pse luhet në “Loftus Road”. Fiton 2-0, shkon +15 pikë nga vendi i dytë dhe do bëjë tifo për Çelsin sot që sfidon rivalët e Sitit. Mançesteri mat pulsin e vendësve në minuat e para, pastaj e marrin seriozisht. Në të 16′ Sezar shpëton portën pas goditjes me kokë të Hernandez, por 7′ më vonë Rafael da Silva shkarkon të djathtën e tij fantastike në një diagonale nga jashtë zone drejt e në trekëndësh. Mbrojtësi brazilian bëhet sërish protagonist 10′ para fundit të pjesës së parë kur shpëton mbi vijën fatale një gol të sigurt të Sambës.
Ferguson ka arsye të shqetësohet, sepse Van Persi lë fushën duke çaluar, pasi u përplas me një kamera në fundore. Por në pjesën e dytë nënkampionët i mbyllin një herë e mirë llogaritë kur i palodhshmi Gigs shfrytëzon një asist të Nanit dhe mposht Sezarin me një diagonale precize. 39-vjeçari festoi me gol ndeshjen e 999-të zyrtare, ndërsa fantazisti portugez dha asistin e 32-të, më shumë se çdo lojtar tjetër prej gushtit të 2009-ës në Premier Ligë. Uellsiani goditi traversën, ndërsa Samba shtyllën, e megjithatë rezultati nuk ndryshoi.
Ferguson - “Robin u përplas me një kamera në shpinë dhe ka marrë një goditje në ijë. Nesër (sot) do të verifikojmë diagnozën dhe shpresojmë që të mos jetë serioze sa për të rrezikuar ndeshjen me Realin. 15 pikë nga Siti? Jemi në një pozicion më të mirë se dje. Por duhet të vazhdojmë serinë e fitoreve. Ishte një ndeshje që kërkonte përqendrim. Bëmë mirë në mbrojtje dhe Rafael shënoi një supergol. Ai po bën një sezon fantastik”.