e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Trukimet, Etika pezullon dy lojtare dhe kallezon penalisht Elbasanin

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Trukimet, Etika pezullon dy lojtare dhe kallezon penalisht Elbasanin

Komisioni i Etikës i FSHF-së ka ngritur një kallëzim penal për klubin e Elbasanit dhe ka pezulluar për gjashtë muaj dy lojtarë të Teutës dhe Elbasanit, për trukimin e ndeshjeve të javë së 19-të në Superligë.

Etika, pasi u njoh me materialet e paraqitura nga Sekretariati Teknik, mori vendimin për të dënuar për 6 muaj pezullim nga aktiviteti portierin e Teutës, Alfred Osmani, për komplotim dhe influencim të rezultatit të ndeshjes Flamurtari-Teuta, në kundërshtim me etikën sportive bazuar në nenin 68/1 të KDS dhe mbrojtësin e Elbasanit, Arjan Pisha gjithashtu për 6 muaj po për të njëjtën akuzë, por jo për një ndeshje por për përfshirjen e tij në 3 sfida, Elbasani - Teuta të datës 10.09.2014 e mbyllur me rezultatin 1-5, Elbasani - KF Skënderbeu e datës 25.01 2015 1-4 dhe Kukësi-Elbasani i datës 31.01.2015 e përfunduar me rezultatin 3-0.

Gjithashtu Etika kërkoi që të depozitohet kallëzim penal dhe për klubin e Elbasanit dhe lojtarin Arjan Pisha. Ndërsa në lidhje me ndeshjen Flamurtari-Teuta, u rezervua e drejta për kallëzim penal pasi çështja po hetohet nga Prokuroria.

Kjo është hera e parë që Komisioni i Etikës merr një vendim të tillë për hetim dhe pezullim. Palët mund të ankimojnë vendimin e Komisionit të Etikës në ditët në vazhdim.