Barcelona gjen zevendesuesin e Xavit
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Merkato e Barcelonës është e bllokuar nga FIFA deri në vitin 2016, por mesa duket drejtuesit e saj po veprojnë me plane afatgjata. Ariedo Braida, drejtori sportiv i Barcelonës ka patur kontakte me mesfushorin italian të PSG, Marco Verratti. Ai shihet si zëvendësuesi ideal i Xavit i cili me shumë mundësi do të largohet. Xavi ishte pranë largimit që verën e shkuar pasi kishte oferta nga Katari, por drejtuesit e Barcelonës e bindën që të qendronte edhe këtë sezon.