e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Renditja e FIFA-s, Shqiperia ne renie te lire

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Renditja e FIFA-s, Shqiperia ne renie te lire

Megjithëse nuk ka luajtur asnjë ndeshje edhe këtë muaj, Kombëtarja shqiptare vijon të pësojë rënie në renditjen mujore të FIFA-s për kombëtaret. Nëse muajin e shkuar ndodheshim në vendin e 58-të, shkurti na gjen në vendin e 63-të. E kjo për shkak të impenjimeve të pakta të përfaqësuesve.

Shumica e kombëtareve kryesuese nuk kanë lëvizur thuajse asnjë vend në krahasim me muajin janar.Kështu, sa i përket kreut nuk ndryshon asgjë, ku kampionia e botës Gjermania vijon të komandojë, me një distancë pak a shumë komode pikësh ndaj Argjentinës së vendit të dytë dhe Kolumbinë që zë vendin e tretë. Më pas vijnë me radhë Belgjika, Holanda, Brazili, Portugalia, Franca.

Dhjetëshja mbyllet me Uruguain e cili bën një “rrokad” me Spanjën.