Tris Ronaldo, i jep nje 'bilete' kupe Realit
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Kristiano Ronaldo e ka “harruar” shumë shpejt mbrëmjen e “Topit të Artë” (ku nuk arriti të triumfojë), duke realizuar një ndeshje të shkëlqyer para tifozëve madrilenë. Ylli portugez eliminoi thuajse i vetëm Selta Vigon, duke shënuar tre gola, ndërkohë që në ndeshjen e parë ishin mundur 2-1. Khedira realizoi golin tjetër në të 89-ën, duke vulosur suksesin 4-0. Zhoze Murinjo nuk kurseu thuajse asnjë prej yjeve të tij, duke i dhënë rëndësi maksimale ndeshjes së Kupës së Mbretit.
Në fakt, mjaftuan vetëm tri minuta për të qartësuar superioritetin e Realit, kur kaloi në avantazh. Ishte Ronaldo ai që dërgoi topin në rrjetë, pas një goditjeje spektakolare nga rreth 30 metra largësi. Pas 21 minutash, mendoi sërish portugezi të shënonte edhe golin e sigurisë. Këtë herë mori një krosim në gjysmëlartësi nga Modriç, të cilin e goditi fluturimthi, duke mos i dhënë asnjë shans portierit Alvarez. Miqtë u “zgjuan” dhe tentuan me të gjitha forcat të ngushtojnë diferencën, duke krijuar disa raste të mira për shënim në pjesën e parë. Gjithsesi, Kasijas arriti të ruajë portën të paprekur.
Në 45 minutat e dyta, vendësit u munduan të ruajnë me qetësi rezultatin dhe të tentojnë realizimin e golit të sigurisë. Mirëpo Serxhio Ramos ndërlikoi situatën, sepse mori kartonin e dytë të verdhë në minutën e 73-të, pas një ndërhyrjeje të ashpër. Futbollistët e Seltës guxuan më tepër në fushë dhe tentuan me të gjitha forcat të shënojnë golin që do e çonte ndeshjen në kohë shtesë, por Kristiano Ronaldo konfirmoi klasin e tij.
Në një kundërsulm të rrufeshëm në të 88-ën, ai shfrytëzoi maksimalisht asistin e Higuainit, duke e çuar ndeshjen në 3-0 dhe duke ia hequr shpresat kundërshtarit. Vetëm një minutë më pas, Khedira shënoi edhe golin e katërt, duke çuar në 5-2 rezultatin e përgjithshëm ndaj Seltës. Një triumf që tregoi zemërimin dhe urinë e madrilenëve për trofe këtë sezon…
Vërshëllima dhe nervozizëm
Zhoze Murinjo ka kaluar një mbrëmje të vështirë. Para ndeshjes tifozët madrilenë kanë duartrokitur Iker Kasijasin, madje nuk kanë kursyer as vërshëllimat për trajnerin portugez. Gjatë ndeshjes, tekniku shfaqi shpeshherë edhe shenja nervozizmi, sidomos kur arbitri i nxori vetëm karton të verdhë Tunjezit në minutën e 38-të. Murinjo goditi me inat dhe forcë një top në drejtim të pankinës së tij, duke konfirmuar se po kalon një moment të vështirë psikologjikisht.