Fiton Juve, Milani nuk reziston në shtesë…
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Juventusi hakmerret menjëherë për atë humbje ndaj Sampdorias në kampionat. Bardhezinjtë reagojnë duke futur në xhep kualifikimin për në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, pasi likuidojnë Milanin me rezultatin 2-1, pas përfundimit të kohës shtesë. Si vitin e shkuar kundër “Djallit”, në të njëjtin kompeticion, por asokohe ishte gjysmëfinalja e ndeshjes së kthimit, sfidën e vendos një gol i Vuçiniç në kohën shtesë.
Gjithsesi, ato 14 pikë diferencë në tabelën e klasifikimit ndërmjet bardhezinjve dhe kuqezinjve nuk u panë në fushën e lojës. Skuadra e Alegrit është në rritje e sipër. Dhe ka gjetur tek El Sharaui sulmuesin e duhur për t’u mbështetur. Ka qenë pikërisht Faraoni i vogël që shënoi golin e parë të sfidës në minutën 6. Megjithatë, Juvenutusi arriti të reagonte falë një magjie të Xhovinkos. Por goli i kualifikimit mban firmën e sulmuesit më punëtor në fushë dhe në të gjithë kampionatin italian, Mirko Vuçiniç.
Milani e nis mbarë - Kuqezinjtë zbresin në fushë me tre sulmues, plus dy mesfushorë me nuhatje të mirë përpara portës si Montolivo dhe Boateng. Milani e nis furishëm ndeshjen. Ka qenë Masimo Ambrozini i pari që është përpjekur të shënojë, por gjuajtja e tij nga distanca përfundon pak centimetra larg portës së portierit Storari. Mirëpo në minutën e 6-të është Milani që kalon në avantazh me të përhershmin El Sharaui, i cili shfrytëzon mjaft mirë atë krosim të Boatengut.
Reagimi i Juventusit - Bardhezinjtë mobilizohen. Pas disfatës me Sampin, nuk mund të rrinë pa reaguar. Dhe në minutën e 12-të Xhovinko shënon golin e barazimit me anë të një goditjeje dënimi të ekzekutuar me mjeshtëri nga distanca. Amelia nuk lëviz, pavarësisht se gjuajtja nuk ishte në cepin e portës. “Milingona atomike”, siç thirret ndryshe nga tifozët e Juves sulmuesi bardhezi, firmos kështu golin e tij të 12-të sezonal.
Xhovinko përpiqet të shënojë sërish nga një goditje dënimi, por kësaj radhe Amelia reagon duke devijuar topin në fundore. Juventusi pas golit të barazimit fillon të luajë mirë, duke krijuar disa raste për gol, por pjesa e parë përfundon në barazim 1-1. Xhovinko gabon – Me fillimin e pjesës së dytë është sërish Xhovinko që shkon pranë golit. Por sulmuesi italian nuk e godet siç duhet atë asist të Vidalit, kështu që e çon topin në duart e Amelias. Juventusi vazhdon të dominojë në fushë, kurse Milani përpiqet të godasë me anë të kundërsulmeve, apo të ndonjë shpikjeje të El Sharauit.
Zëvendësimet - Konte vendos të freskojë skuadrën. Largon Xhovinkon për Vuçiniç. Alegri e pason, duke zëvendësuar Emanuelson dhe Pacinin me Bojan e Niang. Konte gjatë minutave të fundit i jep hapësirë edhe Pirlos. Por ritmi i ndeshjes bie ndjeshëm dhe sulmuesit nuk shkëlqejnë. Si rrjedhojë të dyja skuadrat shkojnë në kohën shtesë. Shënon Vuçiniç – Juvenutsi gjen golin e fitores me anë të një kundërsulmi.
Xhakerini kroson në zonë, topi shkon në këmbët e De Çeljes, i cili me një prekje e transformon atë në një asist për malazezin, i cili përballë Amelias nuk gabon. Milani reagon dhe për pak sa nuk barazon me Traoren në minutën e fundit të kohës shtesë. Por, gjuajtja e mesfushorit të Milanit përfundon në trupin e Storarit. Pas këtij aksioni, gjyqtari i ndeshjes i dërgon futbollistët në dhomat e zhveshjes. Dhe tifozët e Juventusit nisin festimet, pasi tani skuadra e tyre po lufton në tri fronte. E para në kampionat, ka siguruar gjysmëfinalen e Kupës së Italisë dhe 1/8 e Champions-it.
Konte: Edhe me rezerva e mundëm Milanin
Antonio Konte ka marrë përgjigjen e duhur nga skuadra e tij pas humbjes turpëruese në kampi onat përballë Sampdorias. Dje, bardhezinjtë janë rikthyer te suksesi duke lënë pas kritikat e pak ditëve më parë dhe, falë një goli të Vuçiniçit në pjesën e parë të kohës shtesë, kanë siguruar gjysmëfinalet e Kupës së Italisë, ku i pret Lacio. Në fund të ndeshjes trajneri i Juventusit ka përgëzuar ekipin, por në të njëjtën kohë ka thumbuar disi edhe Milanin. “Juventus-Milan është gjithmonë një ndeshje emocionuese mes skuadrave të forta që kanë bërë historinë në Itali dhe Europë.
Por sot (dje) kundrejt kundërshtarëve tanë që luajtën me formacionin e tyre më të mirë unë kisha hedhur në fushë shumë lojtarë që kishin kohë që nuk luanin, prandaj përgjigjja që mora prej tyre dhe nga rezultati ishte fantastik. Kërkonim me çdo kusht që të kualifikoheshim për në gjysmëfinalet e kupës, dhe ia arritëm. Fitore që harron Sampdorian? Po, mendoj se reagimi nga ana e futbollistëve ishte ai i duhuri, mbi të gjitha sepse edhe rezervat tona, lojtarët që unë aktivizoj më pak, por edhe ata që hynë gjatë lojës në vazhdim dhanë më të mirën e tyre dhe e nënshtruan Milanin.
Natyrisht, për momentin kemi disa mungesa të rëndësishme në formacion që nuk duhen harruar, por nëse arrijmë të mundim Milanin titullar edhe kështu, atëherë mund të qëndroj i qetë për ndeshjet në vazhdim. Storari shpëtoi rezultatin? Pritja e fundit e tij ndaj Niangut ishte një atentat emocional, por kjo tregon se te ky Juventus të gjithë japin më të mirë dhe gjithmonë janë protagonistë kur u kërkohet”, – nënvizoi Konte.
“Paraqitja ishte bindëse, por na mungoi rezultati”
Masimiliano Alegri është disi i zhgënjyer pas humbjes me Juven, mirëpo nuk i mbetet tjetër veçse të kënaqet me paraqitjen e futbollistëve të tij. “Ishte një ndeshje e bukur, e ekuilibruar, por fatkeqësisht gabuam në momentin e golit vendimtar dhe kjo gjë na penalizoi. E dinim që do e kishim të vështirë, por sot (dje) i vuajtëm shumë kundërsulmet e Juves, por ne edhe pse kishim mjaft raste për të barazuar i gabuam të gjitha. Kjo mbase bëri diferencën, por të mos harrojmë që e mbyllëm takimin me 3 sulmues adoleshentë, ndaj tifozët duhet të kenë edhe pak durim. Fundja, skuadra ka bërë hapa galopantë kundrejt fillimit”.