Klop: Ky Bajern do te shpallet si kampion
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Borusia Dortmund e mbylli me rezultate zhgënjyese fazën e parë të sezonit të 50-të të Bundesligës. Teksa klubi verdhezi e fitoi dy herë radhazi titullin kampion, gjatë këtij sezoni Gëce & Co kanë humbur “urinë” për titull kombëtar, duke u fokusuar më shumë te Champions-i. Aktualisht Dortmundi ndodhet 12 pikë larg kryesuesve të Bundesligës dhe, deri më dje, drejtuesit besonin se ishin në garë për titullin kampion. Mirëpo, pasi u dorëzua përfundimisht menaxheri Mikael Zork, radha ka arritur deri te trajneri Jurgen Klop, i cili gjatë një interviste për “SZ” pranon hapur që Bajerni shpallet kampion. Por, nga ana tjetër, ai i qëndron besnik filozofisë dhe strategjisë së tij, duke mos iu referuar aspak asaj bavarezëve.
Z.Klop, Dortmundi po ecën në rrugë të mbarë në Champions, ndërsa në Bundesligë renditet në vend të tretë, 12 pikë larg Bajernit. Çfarë duhet të bëni më mirë gjatë fazës së dytë?
Normalisht, paraqitja e skuadrës ishte në nivele të mira, por në fund morëm vetëm 30 pikë. Duheshin më shumë, por na mungoi përqendrimi. Këtë duhet të ndryshojmë. Shembujt më të mirë ishin ndeshjet në Champions dhe ashtu do të vazhdojmë.
Keni deklaruar se në fazën e dytë nis lufta e vërtetë. E kishit fjalën ndaj Bajernit?
Jo. Nuk besojmë që kundër Bajernit të mund të përmbysim diferencën me 12 pikë. Është budallallëk që të mendosh kështu. Ne duam të luftojmë ndryshe. Këtu kam parasysh lojën dhe pjesëmarrjen në tri kampionate. Kemi shansin të zhvillojmë fazën e dytë më të shkëlqyer. Të sfidojmë dhe fitojmë në duelet ndaj Bajernit në kupë dhe ndaj Doneskut në Champions.
Pra, Bajerni është i pakalueshëm në kampionat?
Patjetër, Bajernin s’e kalojmë dot më. Titullin s’mund t’ia marrë askush, vetëm në rast se e lë vetë. Nuk kemi pse të merremi me këtë temë. Për mua është një garë e përfunduar. Po, për sa u përket dueleve direkte, kemi mundësi që të fitojmë.
Cilat janë vizionet tuaja për këtë sezon në Bundesligë?
Nënkampion do të ishte super, por edhe vendi i tretë nuk do të ishte keq. Kurse në një pozicion më poshtë se kaq, do të ndihesha shumë keq. Këtë sezon duam që të jemi forca e dytë në fuqi pas Bajernit. Sigurisht që konkurrenca është e fortë, pasi nuk mund ta neglizhojmë paraqitjen e Leverkusenit apo Frankfurtit.
Mendoni se në rezultatet tuaja ka ndikuar politika e suksesshme në merkaton e Bajernit?
Diku kam lexuar që ne po planifikojmë që të marrim një bomber 40-milionësh, por kjo nuk është aspak e vërtetë. Do të kisha shumë dëshirë që të merrja Falkaon, por s’na e pranon xhepi. Në këtë drejtim nuk jemi Bajerni. Ne duhet të përmirësohemi dhe të kthehemi në konkurrentë të fortë, por kurrsesi nuk do të preferoja rrugën që zgjedh Bajerni. Ne nuk rrezikohemi dhe nuk varemi nga politikat e Bajernit.