Ferguson i 'vjedh' Lampardin Celsit
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Merkatoja në Premier Ligë premton fishekzjarrë. Mançester Junajtid dëshiron Frenk Lampardin, dhe ylli i Çelsit është i gatshëm të transferohet në “Old Trafford”. Me këtë titull është hapur faqja e parë e tabloidit “The Sun”, që e bën fakt largimin e zv/kapitenit të bluve në “Teatrin e Ëndrrave” në fund të sezonit. Mesfushori nuk është më i dëshiruar në “Stamford Bridge” dhe me kontratën që i skadon në fund të verës, Çelsi shpreson që ta shesë në janar. Aleks Ferguson kërkon të përfitojë, pasi beson se ai mund të japë akoma. Mediat kanë arritur të zbardhin dhe detajet e ofertës për të joshur 34-vjeçarin: kontratë 2-vjeçare dhe shiritin e kapitenit.
Lajmi i keq për Interin dhe Lacion në Itali është se liderit të përfaqësueses angleze i ka pëlqyer oferta, e cila tashmë është në tavolinën e menaxherit të tij. Tekniku skocez ka qenë gjithnjë një admirues i organizatorit të Çelsit dhe është përpjekur edhe më parë ta vërë lojtarin nën urdhrat e tij. Stiv Kutner deklaroi 48 orë më parë se klienti i tij do ta respektojë deri në fund të sezonit kontratën, më pas do të largohet. Edhe Mançester Junajtid nuk do që të nxitohet.
Fergi do ta rrëmbente në Mançester vetëm me parametra zero. Fillimisht ata do t’i ofrojnë një kontratë 1-vjeçare me opsion rinovimi edhe për një sezon nëse gjithçka shkon mirë. Në tavolinën e agjentit të lojtarit është edhe një ofertë e një tjetër klubi nga Premier Liga, si dhe dy oferta të klubeve të huaja. Por tashmë Junajtid i ka parakaluar të gjithë, dhe një marrëveshje që as nuk mund të imagjinohej në fillim të sezonit, tashmë është krejtësisht e arritshme.